[Printo]
[Google Translate]


VENDIM

Nr. 672, datė 7.8.2013

PĖR KUOTAT FINANCIARE TĖ USHQIMIT NĖ MENSA E KONVIKTE, BURSAT E SHTETIT DHE PAGESAT E NXĖNĖSVE E TĖ STUDENTĖVE NĖ INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PĖR VITIN SHKOLLOR 2013 - 2014

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės tė neneve 6, 19 e 28 tė ligjit nr. 69/2012, datė 21.6.2012 "Pėr sistemin arsimor parauniversitar nė Republikėn e Shqipėrisė", tė nenit 57 tė ligjit nr. 9741, datė 21.5.2007 "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, tė neneve 1 e 5 tė ligjit nr. 10 289, datė 17.6.2010 "Pėr mėnyrėn e trajtimit ekonomik e financiar dhe pėr dhėnie ndihme tė menjėhershme familjeve tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, tė Gardės sė Republikės, tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe tė Shpėtimit, tė Forcave tė Armatosura, tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit dhe tė Policisė sė Burgjeve, qė humbin jetėn nė krye apo pėr shkak tė detyrės", tė nenit 29 tė ligjit nr. 8872, datė 29.3.2002 "Pėr arsimim dhe formim profesional nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 7889, datė 14.12.1994 "Pėr statusin e invalidit", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 8153, datė 31.10.1996 "Pėr statusin e jetimit", tė ndryshuar dhe tė ligjit nr. 119/2012, datė 17.12.2012 "Pėr buxhetin e vitit 2013", me propozimin e Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Nxėnėsit, qė ndjekin studimet nė institucionet arsimore publike dhe studentėt qė ndjekin njė program studimi tė ciklit tė parė, me kohė tė plotė, nė institucionet arsimore publike, mund tė pėrfitojnė bursė dhe pėrfitime tė tjera, tė parashikuara nė kėtė vendim, nga buxheti vjetor i miratuar pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

2. Pėrfitojnė bursė nxėnėsit dhe studentėt, brenda kuotave dhe kritereve tė pėrcaktuara nė kėtė vendim:

2.1 Sipas kriterit ekonomik (nxėnės/studentė):

a) Nxėnėsit/studentėt, qė vazhdojnė studimet larg vendbanimit tė tyre nė largėsinė mbi 5 km dhe plotėsojnė kriterin ekonomik, sipas pasqyrės nr. 1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

b) Nxėnėsit, qė banojnė nė fshat, tė cilėt nuk kanė shkollė 9-vjeēare brenda rrezes prej 5 km e qė vendosen nė konvikt publik.

c) Nxėnėsit/studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik.

ē) Nxėnėsit/studentėt, tė cilėt kanė humbur kujdestarinė prindėrore me vendim gjykate tė formės sė prerė dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik.

d) Secili nga studentėt, bashkėshort me fėmijė, qė plotėson kriterin ekonomik dhe qė vendoset nė konvikt publik.

dh) Fėmijėt, nxėnės apo studentė, qė kanė statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe qė plotėsojnė kriterin ekonomik.

2.2 Sipas rezultateve tė arritura (nxėnės/studentė):

a) Nxėnėsit e arsimit tė mesėm profesional, qė kanė mbaruar vitin shkollor pararendės me tė gjitha notat 10 (dhjetė).

b) Nxėnėsit, tė cilėt vazhdojnė studimet nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore dhe ndėrtim, nė vitet e dyta e lart, dhe qė kanė mbaruar vitin akademik pararendės me notėn mesatare mbi 8 (tetė).

c) Studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, qė kanė mbaruar shkollėn e mesme me Medalje Ari.

ē) Studentėt, qė regjistrohen nė vitin e parė tė shkollės sė lartė, qė janė shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės mė tė mirėt e Maturės Shtetėrore, sipas renditjes nė listėn e vlerėsimit tė realizuar nga Agjencia Kombėtare e Provimeve. Pėr vitin akademik 2013-2014, numri i tyre do tė jetė 25 (njėzet e pesė) studentė. Kjo kategori studentėsh pėrfiton bursė kur ata vazhdojnė studimet nė institucionet publike tė arsimit tė lartė dhe vetėm pėr vitin akademik 2013-2014.

d) Studentėt,qė kanė mbaruar vitin akademik pararendės me tė gjitha notat 10 (dhjetė).

dh) Studentėt, qė vazhdojnė studimet nė programin e studimit "Matematikė" dhe nė programin e studimit "Fizikė", nė vitin e dytė e lart, dhe kanė mbaruar vitin akademik paraardhės me notėn mesatare mbi 8 (tetė).

2.3 Jashtė kriterit ekonomik (nxėnės/studentė):

Nxėnės apo studentė, fėmijė tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, tė Gardės sė Republikės, tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe tė Shpėtimit, tė Forcave tė Armatosura, tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit dhe tė Policisė sė Burgjeve, qė kanė humbur jetėn nė krye dhe pėr shkak tė detyrės.

Nė fillim tė ēdo viti akademik, por jo mė vonė se data 15.12.2013, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtėsisė, Ministria e Mbrojtjes dhe Shėrbimi Informativ i Shtetit tė dėrgojnė nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės listėn pėr kėtė kategori nxėnėsish/studentėsh.

2.4 Sipas degėve prioritare pėr zhvillimin e ekonomisė (nxėnės):

Nxėnėsit, qė regjistrohen nė shkollat e mesme profesionale nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore, ndėrtim, shpim e shfrytėzim i vendburimeve tė naftės dhe gazit dhe gjeologji-miniera. Prioritet nė trajtimin me bursė kanė nxėnėsit qė ndjekin shkollat profesionale dhe me vendbanim tė pėrhershėm nė zonat verili ndore dhe juglindore tė vendit, si: Tropoja, Hasi, Puka, Kukėsi, Dibra, Bulqiza, Mati, Mirdita, Malėsia e Madhe, Librazhdi, Gramshi, Kolonja, Pėrmeti, Pogradeci, Skrapari dhe rrethi Tepelenė.

3. Nxėnėsit dhe studentėt e tė gjitha kategorive tė sipėrpėrmendura nuk pėrfitojnė bursė ose humbasin tė drejtėn e pėrfitimit tė bursės, kur:

a) janė ndarė nga trungu familjar;

b) familjet e tyre ushtrojnė veprimtari private;

c) vazhdojnė studimet nė njė program tė dytė studimi;

ē) shpallen ngelės dhe humbasin vitin shkollor pėr arsye tė rezultateve jokaluese.

4. Ministria e Arsimit dhe Shkencės harton planin e shpėrndarjes sė bursave, pėr drejtoritė arsimore rajonale (DAR) dhe zyrat arsimore (ZA), pėr vitet e para, sipas kuotave tė miratuara (pėr nxėnės/studentė). DAR/ZA-tė, pas kėshillimit me njėsitė bazė tė qeverisjes vendore, hartojnė planin e shpėrndarjes sė bursave dhe e dėrgojnė nė njėsitė bazė tė qeverisjes vendore (bashki/komunė), nė pėrshtatje me kėrkesat e paraqitura paraprakisht prej tyre pėr kategoritė, sipas pikės 2.1 tė kėtij vendimi.

5. Njėsitė bazė tė qeverisjes vendore, bazuar nė planin e pėrcaktuar pėr to nga DAR/ZA-tė, vendosin, me kėshillat e tyre, pėr dhėnien e bursave, sipas kritereve tė pėrcaktuara nė pikat 2.1, 2.2 dhe 2.4 tė kėtij vendimi, duke u dhėnė pėrparėsi nxėnėsve dhe studentėve nga shtresat sociale nė nevojė, pėr trajtimin me bursė tė plotė ose, nė pamundėsi, trajtimin me gjysmė burse.

5.1 Njėsitė bazė tė qeverisjes vendore, detyrimisht, duhet t'u dėrgojnė, nė rrugė zyrtare, institucioneve publike tė arsimit tė lartė, njėsive bazė tė qeverisjes vendore, drejtorive arsimore rajonale apo zyrave arsimore pėrkatėse, vendimet pėr dhėnien e bursave, tė shoqėruara me dokumentacionin pėrkatės.

5.2 Drejtoritė arsimore rajonale dhe zyrat arsimore duhet tė dėrgojnė pranė institucioneve tė arsimit tė lartė, si dhe bashkive/komunave qė menaxhojnė konviktet, listėn emėrore tė nxėnėsve dhe tė studentėve, pėrfitues tė bursės, sė bashku me vendimet origjinale tė kėshillave tė bashkive dhe tė kėshillave tė komunave. Njė kopje e listės emėrore tė nxėnėsve dhe studentėve tė trajtuar me bursė dėrgohet edhe nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

5.3 Informacion pėr nxėnėsit qė regjistrohen dhe vazhdojnė studimet nė vitin e parė shkollor 2013-2014, nė shkollat profesionale, nė degėt bujqėsore, veterinare, pyjore, ndėrtim, shpim e shfrytėzim i vendburimeve tė naftės dhe tė gazit dhe gjeologji-miniera, u dėrgohet njėsive bazė tė qeverisjes vendore nga drejtoria arsimore rajonale dhe zyra arsimore, tė cilat, jo mė vonė se data 15.10.2013, vendosin pėr dhėnien e bursave sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative tė konvikteve nė tė cilat janė vendosur nxėnėsit mbėshtetur nė numrin e nxėnėsve tė regjistruar nė kėto degė, brenda numrit tė pėrgjithshėm tė bursave tė dhėna pėr vitin akademik 2013-2014. Drejtoria arsimore rajonale dhe zyra arsimore menjėherė, me mbarimin e regjistrimit nė kėto degė, dėrgojnė informacion nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės.

6. Bursat e nxėnėsve, pėr vitin e dytė e lart, rishqyrtohen dhe miratohen ēdo vit nga kėshilli i bashkisė dhe i komunės, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative tė konvikteve ku janė vendosur nxėnėsit konviktorė. Drejtoritė arsimore rajonale paraqesin/dėrgojnė zyrtarisht nė njėsitė vendore kėrkesat pėr miratim burse pėr nxėnėsit qė pėrfitojnė bursė sipas shkronjave "a", "b" dhe "c" tė pikės 2.2 tė kėtij vendimi.

Nxėnėsit qė vitin e parė kanė pėrfituar bursė, me vendim tė kėshillit tė bashkisė apo komunės ku ata kanė vendbanimin e pėrhershėm, e marrin kėtė bursė deri nė pėrfundim tė viteve tė shkollimit, nėse atyre nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnė mbetės.

Nxėnėsit e klasės sė12-tė tė shkollės sė mesme "Nazmi Rushiti", Dibėr, dhe nxėnėsit e klasės sė12-tė tė shkollės sė mesme "Havzi Nela", Kukės, tė cilėt transferojnė programet e nivelit tė dytė nė shkollat e mesme profesionale, Shkodėr, pra nga njėsitė vendore, bashkia Peshkopi dhe bashkia Kukės, nė njėsinė vendore, bashkia Shkodėr, njėkohėsisht transferojnė zyrtarisht nė bashkinė Shkodėr, numrin e bursave (listėn e nxėnėsve), qė kanė pėrfituar bursė pėr vitin shkollor 2012-2013.

Pėr nxėnėsit e tjerė tė klasės sė 12-tė tė shkollės sė mesme "Nazmi Rushiti", Dibėr, dhe nxėnėsit e klasės sė12-tė tė shkollės sė mesme "Havzi Nela", Kukės, qė plotėsojnė kriteret ekonomike dhe kriterin e largėsisė nga vendbanimi sipas pikės 2.1 "Sipas kriterit ekonomik", kėrkesat e tyre shqyrtohen dhe trajtohen me bursė nga njėsia e qeverisjes vendore, bashkia Shkodėr.

6.1 Nxėnėsit, qė kanė pėrfituar bursė, e pėrfitojnė atė dhe gjatė periudhės sė zhvillimit tė praktikės profesionale. Bursa jepet nė formėn e kuotės ushqimore nga njėsia bazė e qeverisjes vendore gjatė periudhės sė zhvillimit tė praktikės mėsimore.

Nxėnėsve tė klasės sė 13-tė tė shkollave profesionale, drejtimi instalues i sistemeve termohidraulike, qė nuk kanė pėrfituar bursė me vendim tė kėshillave tė njėsive tė qev erisjes vendore, pėr periudhėn e zhvillimit tė praktikės profesionale, miratuar pėr vitin akademik 2013-2014, u akordohet/miratohet bursė nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, mbėshtetur nė kėrkesėn e drejtorisė arsimore rajonale.

Bursat e akorduara/miratuara nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės u dėrgohen zyrtarisht njėsive bazė tė qeverisjes vendore sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative tė konvikteve ku janė vendosur nxėnėsit qė zhvillojnė praktikėn profesionale. Nxėnėsit e pėrfitojnė bursėn nė formėn e kuotės ushqimore. Drejtorėt e shkollave profesionale e social-kulturore dėrgojnė zyrtarisht ēdo muaj, pranė njėsive bazė tė qeverisjes vendore, informacion pėr frekuentimin e shkollės/praktikės profesionale pėr nxėnėsit qė pėrfitojnė bursė.

7. Bursat e studentėve, pėr vitin e dytė e lart, rishqyrtohen dhe miratohen ēdo vit nga institucionet publike tė arsimit tė lartė. Studentėt e vitit tė dytė e lart, qė nuk kanė pėrfituar bursė dhe plotėsojnė kriterin ekonomik, mund tė pėrfitojnė bursė brenda numrit tė planit tė bursave, tė pėrcaktuara sipas kėtij vendimi.

Numri i bursave pėr kėtė kategori studentėsh dhe pėr studentėt qė pėrfitojnė bursė sipas pikės 2.2 ėshtė deri nė 150 (njėqind e pesėdhjetė) nė shkallė vendi, brenda numrit tė pėrgjithshėm tė bursave tė dhėna pėr vitin akademik 2013-2014. Institucionet publike tė arsimit tė lartė paraqesin nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės kėrkesat pėr studentėt qė pėrfitojnė bursė sipas shkronjave "ē", "d" dhe "dh" tė pikės 2.2 tė kėtij vendimi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencės harton planin e shpėrndarjes dhe e dėrgon pėr ekzekutim nė institucionet publike tė arsimit tė lartė. Studentėt qė vitin e parė kanė pėrfituar bursė, me vendim tė kėshillit tė bashkisė apo komunės ku kanė vendbanimin e pėrhershėm, e marrin kėtė bursė deri nė pėrfundim tė viteve tė shkollimit, nėse atyre nuk u ndryshojnė kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnė mbetės.

8. Nga plani i bursave tė miratuara pėr vitin akademik 2013-2014, bashkisė sė Tiranės i jepen deri 10 (dhjetė) bursa pėr studentėt, tė cilėt, pavarėsisht nga kriteri i vendbanimit apo kritereve ekonomike, kanė statusin ligjor tė jetimit, si dhe statusin e invalidit paraplegjik apo tetraplegjik, ndėrsa bashkive tė tjera, tė cilat nė vendndodhjen e tyre territoriale kanė institucione tė arsimit tė lartė publik pėr kėtė kategori studentėsh, u jepen deri nė 3 (tri) bursa.

9. Nxėnėsit dhe studentėt, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit, nxėnėsit e Institutit tė Fėmijėve qė nuk Dėgjojnė dhe tė Institutit tė Fėmijėve qė nuk Shikojnė pėrfitojnė falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrės nr. 6, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

Nxėnėsit e Institutit tė Fėmijėve qė nuk Dėgjojnė dhe tė Institutit tė Fėmijėve qė nuk Shikojnė pėrjashtohen nga detyrimet e tarifave tė shėrbimeve tė ndryshme, qė ofrojnė shkollat.

9.1 Nxėnėsve dhe studentėve, qė kanė pėrfituar statusin e jetimit, u sigurohen falas, nga fondet e shkollave pėrkatėse, shėrbimi shėndetėsor, shėrbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes sė librezės dhe tė kartės shėndetėsore, si dhe tė epikrizės, nga qendra spitalore e rrethit.

9.2 Nxėnėsit jetimė, qė vazhdojnė shkollat e mesme ose institucionet publike tė arsimit tė lartė, trajtohen me pagesė suplementare dhe pėr periudhėn e pushimeve verore qė pėrcaktohet nga Kėshilli i Ministrave, si dhe vetėm njė vit kur humbasin vitin shkollor pėr arsye tė rezultateve jokaluese, nga njėsitė e qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

9.3 Fėmijėt/nxėnėsit dhe mėsuesit e institucioneve tė arsimit special, me nevoja tė veēanta psikosociale, pa konvikt, trajtohen falas nga shteti me njė kuotė ushqimore (drekė), me vlerė deri nė 150 (njėqind e pesėdhjetė) lekė nė ditė.

10. Fondet buxhetore pėr mbulimin e shpenzimeve pėr bursat, si dhe numri i bursave pėr studentėt administrohen nga institucionet publike tė arsimit tė lartė. Bursa pėrllogaritet si shpenzim mesatar, lekė nė ditė, dhe paguhet ēdo muaj me kalim nė numrin e llogarisė bankare tė ēdo studenti. Drejtuesit e fakulteteve dėrgojnė zyrtarisht, ēdo muaj, pranė njėsive/departamentit tė financės, frekuentimin e shkollės pėr studentėt qė pėrfitojnė bursė.

10.1 Fondet buxhetore pėr mbulimin e shpenzimeve pėr bursat, si dhe numri i bursave pėr nxėnėsit administrohen nga bashkia e komuna, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative tė konvikteve ku janė vendosur nxėnėsit konviktorė. Masa mujore e bursės u jepet nxėnėsve nė formėn e kuotės ushqimore, nė konvikt.

10.2 Nxėnėsve, tė cilėt pėr mungesė kapacitetesh, nuk janė vendosur/akomoduar nė konvikte apo qė pėrfitojnė bursė jashtė kriterit ekonomik, masa e miratuar e bursės mujore u paguhet ēdo muaj nga bashkia/komuna, nė llogarinė bankare tė nxėnėsit/prindit pėrfitues, pranė bankave tė nivelit tė dytė apo nė zyrat e Postės Shqiptare. Drejtorėt e shkollave profesionale e social-kulturore dėrgojnė zyrtarisht ēdo muaj, pranė njėsive bazė tė qeverisjes vendore, informacion pėr ndjekjen/frekuentimin e shkol lės pėr nxėnėsit qė pėrfitojnė bursė.

11. Niveli/masa e bursės pėr nxėnėsit dhe studentėt jepet sipas pasqyrave nr. 2 e nr. 3 dhe kuota financiare ushqimore ditore jepet sipas pasqyrave nr. 4 e nr. 5, qė i bashkėlidhen kėtij vendimi.

12. Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr vitin e ri akademik 2013-2014, tė japė 1650 (njė mijė e gjashtėqind e pesėdhjetė) bursa pėr nxėnėsit dhe 1900 (njė mijė e nėntėqind) bursa pėr studentėt, pėr hyrjet e reja nė vitin e parė nė sistemin arsimor publik, pėr tė gjitha kategoritė e parashikuara nė pikėn 2, tė kėtij vendimi.

13. Efektet financiare tė vitit akademik 2013-2014 tė pėrballohen nga fondet e buxhetit tė shtetit, miratuar pėr Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės pėr vitin 2013, pėr pjesėn e vitit 2013, si dhe nga fondet e Buxhetit tė Shtetit qė do tė miratohet pėr vitin 2014, pėr pjesėn e vitit 2014.

14. Afati pėrfundimtar pėr shqyrtimin dhe miratimin e bursave, pėr vitet e para, ėshtė data 15 dhjetor 2013, pėr tė gjitha kategoritė e shkollave, ndėrsa pėr vitin e dytė e lart ėshtė data 15 nėntor 2013. Vendimet e miratuara nga kėshillat bashkiakė apo kėshillat e komunės jashtė kėtij afati janė tė pavlefshme.

15. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, pėr raste tė veēanta, kur vendimet e kėshillave tė njėsive bazė tė qeverisjes vendore janė miratuar brenda afatit tė pėrcaktuar nė pikėn 14 tė kėtij vendimi, por dėrgohen jashtė afatit tė pėrcaktuar, ka tė drejtė tė shqyrtojė dhe tė rivendosė nė afat pėrfitimin e bursės pėr nxėnėsin/studentin.

16. Vendimet e njėsive bazė tė qeverisjes vendore dhe ato tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė bėhen publike pėr komunitetin, median dhe institucionet e tjera vendore apo qendrore.

17. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės, DAR/ZA-tė, institucionet publike tė arsimit tė lartė dhe njėsitė bazė tė qeverisjes vendore pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha