[Printo]
[Google Translate]


VENDIM

Nr. 399, datė 3.5.2017

PĖR PĖRCAKTIMIN E PAGĖS MINIMALE NĖ SHKALLĖ VENDI

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 111, tė ligjit nr. 7961, datė 12.7.1995, "Kodi i Punės i Republikės sė Shqipėrisė", tė ndryshuar, dhe tė pikės 1, tė nenit 4, tė ligjit nr. 10405, datė 24.3.2011, "Pėr kompetencat nė caktimin e pagave dhe tė shpėrblimeve", me propozimin e ministrit tė Mirėqenies Sociale dhe Rinisė dhe ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Paga bazė minimale, mujore, pėr punonjėsit, nė shkallė vendi, qė ėshtė e detyrueshme tė zbatohet nga ēdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, tė jetė 24 000 (njėzet e katėr mijė) lekė.

2. Paga bazė minimale mujore jepet pėr 174 orė pune nė muaj, tė kryera gjatė kohės normale tė punės.

3. Paga bazė minimale, orare, tė jetė 138 (njėqind e tridhjetė e tetė) lekė.

4. Shtesat me karakter tė pėrhershėm jepen mbi pagėn bazė.

5. Vendimi nr. 573, datė 3.7.2013, i Kėshillit tė Ministrave, "Pėr pėrcaktimin e pagės minimale nė shkallė vendi", shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

ZĖVENDĖSKRYEMINISTRI

Niko Peleshi