[Printo]
[Google Translate]


VENDIM

Nr. 354, datė 4.6.2014

PĖR NGRITJEN E BAZĖS SĖ TĖ DHĖNAVE IMEI DHE REGJISTRIMIN E NUMRAVE IMEI TĖ APARATEVE CELULARE, QĖ PĖRDOREN NĖ RRJETET E SHĖRBIMEVE TĖ KOMUNIKIMEVE TĖ LĖVIZSHME

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė pikės 3, tė nenit 5, tė ligjit nr. 9918, datė 19.5.2008, "Pėr komunikimet elektronike nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, dhe tė pikės 1, tė nenit 4, tė ligjit nr. 10325, datė 23.9.2010, "Pėr bazat e tė dhėnave shtetėrore", me propozimin e ministrit tė Shtetit pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike dhe tė ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

I. DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME PĖR MĖNYRĖN E FUNKSIONIMIT TĖ BAZĖS SĖ TĖ DHĖNAVE

1. Objekti i rregullimit tė dispozitave tė kėtij vendimi ėshtė:

a) Parashikimi i detyrimit tė regjistrimit tė aparateve celulare qė pėrdoren nė rrjetet qė ofrojnė shėrbime tė komunikimeve elektronike tė lėvizshme;

b) Regjistrimi i aparateve celulare, nėpėrmjet numrit IMEI qė pėrdoret nė rrjetet qė ofrojnė shėrbime tė lėvizshme;

c) Ofrimi i shėrbimit vetėm pėr aparate me numra IMEI tė regjistruar;

ē) Krijimi i infrastrukturės dhe procedurave pėrkatėse pėr realizimin e kėtij detyrimi.

2. Subjekt i kėtij vendimi janė tė gjithė personat, fizikė apo juridikė, qė importojnė apo tregtojnė aparate celulare, operatorėt e telefonisė celulare, si dhe individėt, tė cilėt duan tė blejnė apo qė vihen nė zotėrim pėr pėrdorim vetjak tė aparatit celular apo qė, nė momentin e hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi, zotėrojnė aparate celulare pėr pėrdorim vetjak.

3. Numri IMEI (The International Mobile Station Equipment Identity) ėshtė numri unik 15-shifror, qė shėrben pėr tė identifikuar aparatet celulare. Ky numėr, zakonisht, gjendet i shtypur nė ēdo kuti paketuese, si dhe nė brendėsi tė aparatit, poshtė vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).

4. Baza e tė Dhėnave pėr numrat IMEI ngrihet, administrohet dhe pėrditėsohet pranė Ministrisė sė Financave.

Kjo bazė do tė pėrmbajė numrat IMEI, markėn dhe tipin e aparateve celulare, shoqėruar me njė nga tė dhėnat e mėposhtme:

a) NIPT-in e importuesit nė rast se aparati celular ėshtė nė pronėsi tė importuesit;

b) NIPT-in e tregtarit, person fizik ose juridik, nė rast se aparati celular ėshtė nė pronėsi tė personit tregtar;

c) Numrin personal tė identifikimit pėr aparatet nė pėrdorim tė individėve;

ē) Shėnimin nė lidhje me identifikimin e numrit, si dhe tė mungesės sė elementeve identifikuese pėr pronėsinė.

Ministria e Financave, me cilėsinė e administratorit tė Bazės sė tė Dhėnave pėr numrat IMEI, ka tė drejtėn dhe detyrimin e modifikimit tė tė dhėnave tė bazės. Operatorėt e telefonisė celulare furnizojnė rregullisht Bazėn e tė Dhėnave me informacione dhe lista tė reja pėr upload, regjistrime tė reja, kėrkesa pėr modifikime, konstatimin e ndryshimit tė pėrdoruesit tė aparatit IMEI dhe ēdo tė dhėnė tjetėr qė gjykohet prej tyre e rėndėsishme pėr kėtė bazė.

5. Numrat IMEI sapo identifikohen nga Baza e tė Dhėnave do tė grupohen nė 3 (tri) kategori:

a) Listėn e bardhė nė tė cilėn janė aparate tė regjistruara rregullisht dhe qė pėrmbajnė tė dhėnat e pėrshkruara nė shkronjat "a", "b" ose "c", tė paragrafit tė dytė, tė pikės 4, tė kėtij vendimi;

b) Listėn gri, nė tė cilėn janė aparate nga individė pėr pėrdorim vetjak dhe regjistrimi i tė cilave nuk ėshtė kryer ende;

c) Listėn e zezė, nė tė cilėn janė aparate tė deklaruara tė vjedhura apo tė importuara ilegalisht.

Kompanitė e telefonisė celulare, nė mėnyrė periodike, kryejnė transferimin e tė dhėnave tė reja te Baza e tė Dhėnave.

6. Afati maksimal pėr qėndrimin e njė numri IMEI nė listėn gri ėshtė 15 (pesėmbėdhjetė) ditė.

Nė rastin e identifikimit tė njė numri tė ri IMEI, i cili operon me njė prej operatorėve tė telefonisė celulare, qė janė tė licencuar nė Republikėn e Shqipėrisė, njoftohet menjėherė operatori i cili bėn regjistrimin e numrit IMEI nė listėn gri.

Operatori kontakton menjėherė pėrdoruesin e numrit celular pėr tė marrė nė rrugė telefonike tė dhėnat personale tė tij dhe pėr ta njoftuar atė pėr detyrimin pėr regjistrimin e numrit IMEI tė aparatit celular tė pėrdorur prej tij, brenda 15 (pesėmbėdhjetė) ditėve duke filluar nga ai ēast.

Individėt, qė fusin nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė njė aparat tė ri celular, mund ta deklarojnė edhe vullnetarisht numrin e identifikimit personal pranė operatorit qė i ofron shėrbimin e telefonisė celulare, pa pritur njoftimin nga operatori. Zotėruesi i aparatit paguan njė tarifė shėrbimi pėr regjistrim prej 500 (pesėqind) lekėsh pranė operatorit tė telefonisė celulare, i cili i transferon kėto tė ardhura nė llogari tė Ministrisė sė Financave.

Me kalimin e afatit 15-ditor, tė parashikuar nė paragrafin e parė tė kėtij vendimi, nė varėsi tė faktit, nėse ėshtė bėrė identifikimi ose jo i pronarit tė aparatit, Ministria e Financave e kalon aparatin nė listėn e bardhė ose nė tė zezėn.

Operatorėt e telefonisė celulare ndėrpresin ofrimin e shėrbimit pėr ēdo kartė tė ven dosur nė njė aparat, numri IMEI i tė cilit rezulton nė listėn e zezė tė Bazės sė tė Dhėnave. Nė rast se regjistrimi i numrit IMEI bėhet pasi aparati ka kaluar nė listėn e zezė tė Bazės sė tė Dhėnave, atėherė transferimi nė listėn e bardhė bėhet pasi zotėruesi i aparatit paguan tarifė shėrbimi pėr regjistrim prej 1 000 (njė mijė) lekėsh.

7. E drejta e aksesit nė Bazėn e tė Dhėnave, sipas fushės sė pėrgjegjėsisė dhe pėr aq sa u takon kompetencave ligjore tė ushtruara prej tyre, i jepet:

a) Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Doganave dhe degėve doganore;

b) Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe drejtorive rajonale tatimore;

c) operatorėve tė telefonisė celulare nė vend;

ē) Ministrisė sė Punėve tė Brendshme;

d) Policisė sė Shtetit;

dh) Prokurorisė;

e) gjykatave.

E drejta e aksesit autorizohet nga ministri i Financave.

8. Tė gjithė importuesit, nė ēastin e deklarimit dhe tė pagesės sė detyrimeve fiskale pranė shėrbimit doganor, duhet tė deklarojnė edhe listėn e numrave IMEI tė aparateve tė importuara sipas nenit 26 tė ligjit nr. 7928, datė 27.4.1995, "Pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar", tė ndryshuar.

9. Degėt doganore dėrgojnė rregullisht nė vazhdimėsi tė dhėnat nė Bazėn e tė Dhėnave pėr numrat IMEI, tė deklaruar nga importuesit, nė pėrputhje me nenin 26 tė ligjit nr. 7928, datė 27.4.1995, "Pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar", tė ndryshuar.

10. Gjatė ushtrimit tė kontrollit ndaj subjekteve qė tregtojnė aparate celulare, administrata tatimore akseson Bazėn e tė Dhėnave tė numrave IMEI pėr tė verifikuar nėse aparati celular ka numrin IMEI tė regjistruar. Nė rast se rezulton qė subjekti tregton njė aparat tė paregjistruar, raporton menjėherė nė Ministrinė e Financave pėr futjen e atij numri IMEI nė listėn e zezė dhe merr masat pėrkatėse nė bazė tė legjislacionit pėrkatės tė procedurave tatimore.

11. Nė rast tė denoncimit tė njė aparati tė vjedhur, organet e policisė njoftojnė menjėherė Bazėn e tė Dhėnave pėr tė dhėnat qė denoncuesi ka nė lidhje me numrin celular qė kishte nė pėrdorim, numrin personal tė identifikimit dhe numrin IMEI nėse ai dihej nga denoncuesi.

Baza e tė Dhėnave, nė rastet kur numri IMEI nuk disponohet nga denoncuesi, bėn verifikimin dhe identifikon numrin IMEI nėpėrmjet tė dhėnave tė tjera dhe, nė ēdo rast, e kalon numrin IMEI nga lista e bardhė nė listėn e zezė.

Mė pas i bėn njoftim operatorit pėrkatės pėr marrjen e masave tė mėtejshme.

12. Nė rast tė identifikimit tė njė numri IMEI, i cili ėshtė i regjistruar nė Bazėn e tė Dhėnave, por rezulton tė jetė ndryshuar nga pėrdoruesi ose nga njė numėr IMEI nė zotėrim tė importuesit apo tregtarit tė jetė bėrė aparat i njė karte nė pėrdorim tė njė individi, atėherė operatori i shėrbimit, referon menjėherė ndryshimin nė Bazėn e tė Dhėnave, nė mėnyrė qė tė bėhet verifikimi dhe reflektimi i ndryshimit.

Nė ēdo rast tė shtimit tė njė individi tė ri si pėrdorues i njė ose mė shumė numrave IMEI, bėhet verifikimi i tė dhėnave personale tė individit nė regjistrin themeltar tė shtetasve.

Ministri i Financave, pėr verifikimin e tė dhėnave tė individėve, sipas parashikimeve tė kėtij vendimi, nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi me ministrin pėrgjegjės pėr administrimin e Bazės sė tė Dhėnave pėr shtetasit.

13. Tė ardhurat e mbledhura nga procesi i regjistrimit tė numrave IMEI arkėtohen nga kompanitė e telefonisė celulare dhe derdhen nė llogari tė Ministrisė sė Financave brenda datės 10 tė ēdo muaji pasardhės.

II. REGJISTRIMI I PARĖ I TĖ DHĖNAVE

14. Brenda 2 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij vendimi, pranė Ministrisė sė Financave fillon procedura e formatimit dhe ngritjes sė Bazės sė tė Dhėnave pėr numrat IMEI tė aparateve celulare.

Fondet buxhetore pėr ngritjen e kėsaj Baze tė Dhėnash pėrballohen nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave bashkėpunon me njėsitė pėrkatėse, nė varėsi tė ministrit tė Shtetit pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike dhe operatorėt e telefonisė celulare nė vend pėr tė bėrė plotėsimin e Bazės sė tė Dhėnave me numrat IMEI ekzistues, tė cilėt janė dhe nė Bazėn e tė Dhėnave tė kompanive tė telefonisė celulare.

15. Procesi i regjistrimit tė numrave IMEI pėr ēdo aparat celular, i cili ka ofrimin e shėrbimit tė telefonisė celulare nė vend, fillon pas ngritjes sė Bazės sė tė Dhėnave.

Ministria e Financave njofton kompanitė e telefonisė celulare pėr ngritjen e Bazės sė tė Dhėnave, si dhe bėn njoftim nė 2 gazetat me tirazh mė tė lartė nė vend pėr fillimin e procesit tė regjistrimit tė numrave IMEI.

16. Tė gjitha kompanitė e telefonisė celulare, brenda njė jave nga hapja e procesit tė regjistrimit tė numrave IMEI, dėrgojnė pranė Bazės sė tė Dhėnave tė Ministrisė sė Financave tė dhėnat e numrave IMEI qė kanė tė regjistruar.

Procesi i plotėsimit tė Bazės sė tė Dhėnave me numrat IMEI, tė cilėt nuk janė nė sistemin e tė dhėnave tė kompanive tė telefonisė celulare, nė zbatim tė dispozitave tė kėtij vendimi, zgjat 90 (nėntėdhjetė) ditė, pas datės sė shpalljes sė njoftimit tė Ministrisė sė Financave pėr ngritjen e Bazės sė tė Dh ėnave.

17. Personi juridik, i cili, nė cilėsinė e importuesit, ėshtė nė zotėrim tė aparateve celulare tė dedikuara pėr shitje, duhet tė depozitojė pranė Ministrisė sė Financave listėn e numrave IMEI tė aparateve qė ka nė zotėrim, markėn e aparatit/aparateve, si dhe tipin.

Personi fizik tregtar, i cili, nė cilėsinė e tregtarit, ka nė zotėrim, nė pikat e veta tė shitjes, aparate celulare tė dedikuara pėr shitje, duhet tė depozitojė pranė Ministrisė sė Financave tė dhėna pėr importuesin nga i cili/tė cilėt janė blerė aparatet celulare, listėn e numrave IMEI tė aparateve qė ka nė zotėrim, markėn e aparatit/aparateve, si dhe tipin.

18. Kompanitė e telefonisė celulare i dėrgojnė njė mesazh klientit-individ nė formė kėrkese pėr regjistrimin e numrit IMEI, duke i shpjeguar tė dhėnat qė kėrkohen tė regjistrohen.

Klienti mund tė dėrgojė SMS tek operatori (short code i dedikuar), me tė cilin tė japė tė dhėna pėr: identitetin, numrin/numrat IMEI, markėn e aparatit/aparateve, tipin, si dhe numrin personal tė identifikimit. Nė rast se tė dhėnat e klientit janė tė plota, atėherė kompania celulare i dėrgon klientit "via sms" konfirmimin e marrjes sė tė dhėnave.

Individi, pa pritur njoftimin e dėrguar nga kompania celulare apo nė rastet kur nuk ėshtė nė gjendje qė tė plotėsojė tė dhėnat vetėm nėpėrmjet njė teksti sms, mund tė paraqitet pranė dyqaneve tė operatorėve celularė pėrkatės pėr tė kryer regjistrimin e aparatit/aparateve qė disponon, me tė dhėnat me numrin IMEI, markėn e aparatit/aparateve, tipin, si dhe numrin personal tė identifikimit.

Ēdo individi i lejohet tė regjistrojė, nė emrin e vet, pa pagesė, mė shumė se njė aparat celular, me kusht qė tė gjithė numrat IMEI tė rezultojnė tė regjistruar nė Bazėn e tė Dhėnave.

19. Tė gjithė individėt, tė cilėt kanė marrė mesazhin njoftues nga kompania celulare, ose janė paraqitur vullnetarisht nė sportelet e kompanisė pėr tė deklaruar tė dhėnat dhe e bėjnė regjistrimin e numrit IMEI tė aparateve celulare qė disponojnė, brenda 90 (nėntėdhjetė) ditėsh nga hapja e procesit tė regjistrimit sipas parashikimit tė pikės 14 tė kėtij vendimi, nuk paguajnė pėr regjistrimin.

Pėr tė gjithė numrat e telefonisė celulare, tė cilėve edhe pas kalimit tė afatit 90-ditor, tė parashikuar nė pikėn 15 tė kėtij vendimi, nuk iu korrespondon numri IMEI nga Baza e tė Dhėnave, operatorėt e telefonisė celulare i dėrgojnė njė sms klientit, duke e informuar se shėrbimi i telefonisė celulare do tė ndėrpritet pėr arsye se nuk ka respektuar detyrimin e kėtij vendimi pėr regjistrim tė numrit IMEI. Nė tė njėjtėn kohė, operatori i telefonisė celulare dėrgon njoftim nė Bazėn e tė Dhėnave pėr kalimin nė listėn e zezė.

20. Brenda 15 (pesėmbėdhjetė) ditėve pas pėrfundimit tė procesit tė regjistrimit, Ministria e Financave nė bashkėpunim me operatorėt e telefonisė celularė kryejnė rakordimin mes numrave IMEI qė gjenden nė Bazėn e tė Dhėnave me numrat e shėrbimit celular tė kompanive tė telefonisė celulare.

Pas pėrfundimit tė afatit 15-ditor tė pėrcaktuar nė paragrafin e parė tė kėsaj pike, operatorėt e telefonisė celulare do tė ofrojnė shėrbimet e tyre vetėm pėr numrat IMEI tė aparateve celulare, tė cilėt janė nė Bazėn e tė Dhėnave tė Ministrisė sė Financave.

Nė pėrfundim tė procesit tė plotėsimit tė Bazės sė tė Dhėnave, pėr efekt tė verifikimit tė tė dhėnave personale tė deklaruara nga individėt, Ministria e Financave dėrgon pėr verifikim nė regjistrin themeltar tė shtetasve listėn emėrore tė individėve.

21. Individėve, tė cilėt pas kalimit tė afatit 90-ditor tė parashikuar nė pikėn 15 tė kėtij vendimi ose nė vazhdimėsi paraqiten pranė sporteleve tė operatorėve tė telefonisė celulare pėr tė marrė njė kartė SIM, u bėhet verifikimi i regjistrimit tė numrit IMEI pranė Bazės sė tė Dhėnave.

Nė rast se numri IMEI i aparatit nuk ekziston nė Bazėn e tė Dhėnave, individi paguan njė tarifė shėrbimi prej 500 lekėsh pėr regjistrimin e numrit IMEI.

III. DISPOZITA TĖ FUNDIT

22. Ngarkohen Ministria e Financave, ministri i Shtetit pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama