[Printo]
[Google Translate]


VENDIM

Nr. 329, datė 28.5.2014

PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR. 672, DATĖ 7.8.2013, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR KUOTAT FINANCIARE TĖ USHQIMIT NĖ MENSA E KONVIKTE, BURSAT E SHTETIT DHE PAGESAT E NXĖNĖSVE E TĖ STUDENTĖVE NĖ INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PĖR VITIN SHKOLLOR 2013-2014"

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė neneve 6, 19 e 28, tė ligjit nr. 69/2012, datė 21.6.2012, "Pėr sistemin arsimor parauniversitar nė Republikėn e Shqipėrisė", tė nenit 57 tė ligjit nr. 9741, datė 21.5.2007, "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, tė neneve 1 e 5 tė ligjit nr. 10289, datė 17.6.2010, "Pėr mėnyrėn e trajtimit ekonomik e financiar dhe pėr dhėnie ndihme tė menjėhershme familjeve tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, tė Gardės sė Republikės, tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė Policisė sė Mbrojtjes nga Zjarri dhe tė Shpėtimit, tė Forcave tė Armatosura, tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe tė Policisė sė Burgjeve, qė humbin jetėn nė krye apo pėr shkak tė detyrės", tė nenit 29 tė ligjit nr. 8872, datė 29.3.2002, "Pėr arsimin dhe formim profesional nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 7889, datė 14.12.1994, "Pėr statusin e invalidit", tė ndryshuar, tė ligjit nr. 8153, datė 31.10.1996, "Pėr statusin e jetimit", tė ndryshuar dhe tė ligjit nr. 185/2013, datė 27.12.2013, "Pėr buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit tė Arsimit dhe Sportit, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pika 14 e vendimit nr. 672, datė 7.8.2013, tė Kėshillit tė Ministrave, ndryshohet si mė poshtė vijon:

"14. Afati pėrfundimtar pėr paraqitjen e kėrkesave pėr bursa pranė kėshillave bashkiakė apo tė komunės do tė jetė data 15 dhjetor 2013, pėr tė gjitha kategoritė e shkollave/institucioneve tė arsimit tė lartė, ndėrsa pėr vitin e dytė e lart do tė jetė data 15 nėntor 2013. Miratimi i bursave nga kėshillat bashkiakė apo tė komunės pėr kėtė vit shkollor pėr tė gjitha kategoritė e shkollave/institucioneve tė arsimit tė lartė duhet tė pėrfundojė deri nė datėn 30 maj 2014.".

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė dhe botohet nė Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama