[Printo]
[Google Translate]


VENDIM

Nr.1164, datė 25.11.2009

PĖR HAPJEN E PROGRAMEVE TĖ STUDIMEVE TĖ DOKTORATĖS, NĖ QENDRĖN E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, SI DHE PĖR MIRATIMIN E KUOTĖS SĖ PRANIMIT E TĖ TARIFĖS SĖ SHKOLLIMIT, NĖ KĖTO PROGRAME STUDIMI

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 6, pika 3, 26, 34, 42 e 75 tė ligjit nr.9741, datė 21.5.2007 "Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė", tė ndryshuar, me propozimin e Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Hapjen, nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike, tė programeve tė studimeve, tė ciklit tė tretė, tė doktoratės, nė:

a) "Shkencat gjuhėsore", nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore "Doktor" (Dr.) nė Shkencat Gjuhėsore"

b) "Shkencat letrare", nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore "Doktor" (Dr.) nė Studime Letrare".

c) "Shkencat etnologjike dhe folklor", nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore "Doktor" (Dr.) nė Shkencat Etnologjike dhe Folklor".

ē) "Shkencat historike", nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore "Doktor" (Dr.) nė Shkencat Historike".

d) "Shkencat arkeologjike", nė pėrfundim tė sė cilės lėshohet diploma pėr gradėn shkencore "Doktor" (Dr.) nė Shkencat Arkeologjike".

2. Kėto programe studimi e fillojnė veprimtarinė mėsimore nė vitin akademik 2009-2010.

3. Kohėzgjatja e programeve tė mėsipėrme tė studimeve tė doktoratės ėshtė, tė paktėn, 3 vite akademike, ku pėrfshihen edhe 60 kredite pėr studime tė organizuara.

4. Kuota e pranimit nė kėto programe studimi tė doktoratės, pėr vitin 2009-2010, ėshtė 70 dhe ndahet, si mė poshtė vijon:

a) Nė "Shkencat gjuhėsore" 15 kuota;

b) Nė "Studime letrare" 15 kuota;

c) Nė "Shkencat etnologjike dhe folklor" 10 kuota;

ē) Nė "Shkencat historike" 20 kuota;

d) Nė "Shkencat arkeologjike" 10 kuota.

5. Nga kuotat e pėrcaktuara nė pikėn 4 tė kėtij vendimi, pėr ēdo program studimi, caktohen, pėr studentėt nga trojet shqiptare jashtė kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė, kuotat e mėposhtme, pėr programin e doktoratės nė:

a) "Shkencat gjuhėsore" 5 kuota;

b) "Studime letrare" 5 kuota;

c) "Shkencat etnologjike dhe folklor" 5 kuota;

d) "Shkencat historike" 5 kuota;

e) "Shkencat arkeologjike" 5 kuota.

6. Kėto kuota administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, sipas kėrkesave tė institucioneve zyrtare tė trojeve shqiptare pėrkatėse.

7. Kuotat e paplotėsuara rishpėrndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

8. Tarifa e shkollimit, pėr kėto programe tė plota studimi tė doktoratės, ėshtė 200 000 (dyqind mijė) lekė dhe likuidohet pėr ēdo vit tė kohėzgjatjes normale, nė kėste tė caktuara nga Qendra e Studimeve Albanologjike.

9. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, tė pėrballohen nga buxheti i miratuar pėr Qendrėn e Studimeve Albanologjike.

10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe Qendra e Studimeve Albanologjike pėr zbatimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė dhe botohet nė Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha