[Printo]
[Google Translate]


LIGJ

Nr. 46/2019

PĖR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NĖ LIGJIN NR. 10 006, DATĖ 23.10.2008, "PĖR MBROJTJEN E FAUNĖS SĖ EGĖR", TĖ NDRYSHUAR1

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83, pika 1, tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

Nė ligjin nr. 10 006, datė 23.10.2008 "Pėr mbrojtjen e faunės sė egėr", tė ndryshuar, bėhen kėto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Emėrtimi i ligjit ndryshohet dhe bėhet: "Pėr mbrojtjen dhe konservimin e faunės sė egėr".

Neni 2

1. Kudo nė ligj, emėrtimet: "Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve", "Policia Pyjore" dhe "Drejtoria e Shėrbimit Pyjor" zėvendėsohen, pėrkatėsisht, me: "agjencia pėrgjegjėse pėr monitorimin e mjedisit", "struktura inspektuese, qė mbulon fushėn e pyjeve" dhe "struktura pėrgjegjėse pėr pyjet dhe kullotat nė bashki".

2. Kudo nė ligj, fjalėt: "ligji nr. 8405, datė 17.9.1998, "Pėr substancat dhe preparatet kimike"" zėvendėsohen me fjalėt: "legjislacionin nė fuqi pėr menaxhimin e kimikateve"; fjalėt: "ligji nr. 9537, datė 18.5.2006, Tėr administrimin e mbetjeve tė rrezikshme'" zėvendėsohen me fjalėt: "legjislacionin nė fuqi pėr menaxhimin e integruar tė mbetjeve"; fjalėt: "ligji nr. 8906, datė 6.6.2002 Pėr zonat e mbrojtura', i ndryshuar'", zėvendėsohen me fjalėt: "legjislacionin nė fuqi pėr zonat e mbrojtura"; fjalėt: "ligji nr. 7908, datė 5.4.1995, 'Pėr peshkimin dhe akuakulturėn', i ndryshuar'", zėvendėsohen me fjalėt: "legjislacionin nė fuqi pėr peshkimin dhe akuakulturėn".

1 Ky ligj ėshtė pėrafruar pjesėrisht me:

Direktivėn e Kėshillit 92/43/KEE, datė 21 maj 1992, "Pėr ruajtjen e habitateve natyrore dhe tė faunės dhe florės sė egėr", e ndryshuar. Numri CELEX 31992L0043, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, Seria L, nr. 206, datė 22.7.1992, faqe 7-50.

Direktivėn 2009/147/KE tė Parlamentit Evropian dhe tė Kėshillit, datė 30 nėntor 2009, "Pėr konservimin e shpendėve tė egėr", e ndryshuar. Numri CELEX 32009L0147, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 20, datė 26.1.2010, faqe 7-25.

Neni 3

Nė nenin 1, bėhen kėto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 1, ndryshohet si mė poshtė:

"1. Ky ligj ka pėr qėllim konservimin e faunės sė egėr, mbrojtjen, menaxhimin dhe kontrollin e saj, me synimin pėr tė siguruar llojet, popullatat, habitatet, ku kjo faunė e egėr jeton, si dhe pėr tė plotėsuar kėrkesat e saj pėr ushqim, strehim e shumim, duke siguruar, nė tė njėjtėn kohė, edhe rrugėt e saj tė shtegtimit.".

2. Pas pikės 2, shtohet pika 3, me kėtė pėrmbajtje:

"3. Nėpėrmjet kėtij ligji, synohet:

a) ruajtja ose rivendosja nė gjendje tė favorshme e habitateve natyrore dhe llojeve tė faunės sė egėr, me interes pėr Komunitetin Evropian;

b) sigurimi i vlerėsimit tė gjendjes sė biodiversitetit nė Shqipėri dhe i mekanizmave pėr monitorimin e kėsaj gjendjeje;

c) krijimi i njė sistemi, me qėllim mbrojtjen dhe konservimin afatgjatė tė karakteristikave qė do tė shėrbejnė si bazė pėr pėrcaktimin e zonave potenciale pėr t'u shpallur zona tė mbrojtura;

ē) sigurimi i njė kuadri ligjor dhe institucional pėr pėrdorimin e qėndrueshėm tė burimeve natyrore, pėr tė mirėn e brezave tė sotėm e tė ardhshėm, duke minimizuar degradimin e habitateve dhe shqetėsimet ndaj llojeve, i cili tė ndikojė nė arritjen e statusit tė tyre tė favorshėm tė ruajtjes;

d) kontributi nė konservimin e gjendjes natyrore tė tokės, konservimin e cilėsisė, sasisė dhe disponueshmėrisė sė ujit, mirėmbajtjen e atmosferės, prodhimin e oksigjenit dhe mirėmbajtjen e klimės.".

Neni 4

Nė nenin 2, bėhen kėto shtesa:

1. Pas pikės 1, shtohet pika 1/1, me kėtė pėrmbajtje:

"1/1. 'Konservim' ėshtė tėrėsia e masave tė ndėrmarra pėr tė mirėmbajtur ose rivendosur pėr njė afat tė gjatė kohor, nė njė status tė favorshėm ruajtjeje, habitatet natyrore dhe popullatat e llojeve tė florės dhe faunės sė egėr.".

2. Pas pikės 2, shtohen pikat 2/1 dhe 2/2, me kėtė pėrmbajtje:

"2/1.'Zonė' ėshtė njė hapėsirė e pėrcaktuar gjeografike, shtrirja e sė cilės pėrshkruhet me hollėsi nė aktin e shpalljes sė saj si e tillė.

2/2. 'Statusi i ruajtjes sė njė lloji, ekosistemi, habitati natyror apo peizazhi' ėshtė gjendja e popullatave tė llojit, ekosistemit, habitatit natyror ose peizazhit, qė vjen nga tėrėsia e faktorėve qė veprojnė mbi to.".

3. Pas pikės 9, shtohet pika 9/1, me kėtė pėrmbajtje:

"9/1. 'Status i favorshėm ruajtjeje pėr njė lloj' ėshtė kur:

a) tė dhėnat dinamike tė popullatės pėr njė lloj me interes tregojnė qė ai ngelet pėr njė periudhė afatgjatė njė pėrbėrės i vlefshėm dhe i aftė i habitateve tė tij natyrore;

b) pėrhapja natyrore e llojeve nuk ėshtė pakėsuar dhe nuk ka gjasa tė pakėsohet nė tė ardhmen e afėrt;

c) gjendet dhe, me shumė gjasa, do tė vazhdojė tė jetė njė habitat i pėrshtatshėm, nga ana e pėrmasave, pėr tė mbajtur popullatėn pėr njė kohė tė gjatė.".

4. Pas pikės 12, shtohet pika 12/1, me kėtė pėrmbajtje:

"12/1. 'Monitorimi' ėshtė mbikėqyrja e pėrcaktuar mirė dhe nė mėnyrė sistematike e gjendjes sė natyrės ose pėrbėrėsve tė diversitetit biologjik dhe tė peizazhit.".

5. Pas pikės 17, shtohet pika 18, me kėtė pėrmbajtje:

"18. 'Komisioni' ėshtė Komisioni Evropian.".

Neni 5

Nė nenin 5, pas shkronjės "d", shtohet shkronja "dh", me kėtė pėrmbajtje:

"dh) mirėmbajtjen ose rivendosjen nė njė status tė favorshėm ruajtjeje tė habitateve natyrore dhe tė llojeve tė faunės sė egėr, me interes pėr Komunitetin Evropian.".

Neni 6

Nė nenin 6, pika 1, ndryshohet si mė poshtė:

"1. Sigurimi i rivendosjes e mirėmbajtjes sė statusit tė favorshėm tė ruajtjes pėr faunėn e egėr dhe i mbrojtjes sė veēantė pėr llojet e saj, nė pėrputhje me gjendjen konkrete tė llojeve e tė habitateve ku jetojnė, duke u dhėnė status tė veēantė mbrojtjeje llojeve:

a) tė kėrcėnuara dhe nė rrezik zhdukjeje;

b) qė kėrkojnė vėmendje tė veēantė, pėr arsye tė natyrės specifike tė habitatit tė tyre.".

Neni 7

Pas nenit 6, shtohet neni 6/1, me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 6/1

Masat e mbrojtjes pėr zonat me interes pėr Komunitetin Evropian

1. Masat specifike tė ruajtjes zbatohen nė pėrputhje me planet e menaxhimit, planet zhvillimore dhe detyrimet ligjore ose kontraktuale, qė korrespondojnė me kėrkesat ekologjike tė tipave tė habitatit natyror, pas shpalljes sė njė zone si zonė me interes pėr Komunitetin Evropian.

2. Ēdo plan ose projekt qė nuk lidhet drejtpėrdrejt, por mund tė ketė njė ndikim tė rėndėsishėm nė zonėn me interes pėr Komunitetin Evropian, i nėnshtrohet procesit tė vlerėsimit tė ndikimit nė mjedis. Autoritetet kompetente, sipas pėrcaktimit nė legjislacionin pėr zonat e mbrojtura, miratojnė planin ose projektin, nė kuadėr tė programit qeverisės, vetėm pasi tė konstatohet nė raportin e vlerėsimit tė ndikimit pėr zonėn dhe llojet, se ai nuk do tė ndikojė negativisht nė integritetin e zonės nė fjalė dhe vetėm pas marrjes sė mendimit tė publikut.

3. Nė rastet kur njė plan apo projekt duhet tė realizohet pėr arsye tė interesit publik, pavarėsisht ndikimit negativ nė zonėn e llojet dhe nė mungesė tė zgjidhjeve alternative, miratohen masa kompensuese, sipas pėrcaktimeve nė kėtė ligj. Kėto masa pėrcaktohen me urdhėr tė ministrit, me qėllim sigurimin e koherencės sė pėrgjithshme tė rrjetit tė zonave me interes pėr Komunitetin Evropian.".

Neni 8

Nė nenin 7, pas pikės 2, shtohet pikat 3, me kėtė pėrmbajtje:

"3. Ministria, nė bashkėpunim me ministritė e linjės dhe/ose agjencitė ligjzbatuese dhe njėsitė e vetėqeverisjes vendore, institute tė specializuara, organizata jofitimprurėse dhe me persona fizikė e juridikė, harton planet e veprimit pėr ruajtjen e llojeve tė kėrcėnuara dhe endemike. Planet miratohen me urdhėr tė ministrit.".

Neni 9

Nė nenin 8, pas pikės 3, shtohen pikat 4 e 5, me kėtė pėrmbajtje:

"4. Pėr ekosistemet, habitatet, si dhe pėr llojet e faunės sė egėr me status mbrojtjeje, qė ndodhen jashtė rrjetit pėrfaqėsues tė zonave tė mbrojtura, nė zona tė caktuara mjedisore, sipas hartės sė pėrhapjes sė llojit dhe nė pyjet e kullotat nė administrim tė njėsisė sė qeverisjes vendore, hartohen plane menaxhimi, qė miratohen me urdhėr tė ministrit.".

5. Kriteret pėr hartimin e planeve tė menaxhimit, si dhe pėrcaktimin e ekosistemeve, tė habitateve dhe llojeve tė faunės sė egėr me status mbrojtjeje miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, me propozimin e ministrit pėrgjegjės pėr mbrojtjen e faunės.".

Neni 10

Nė nenin 10, titulli dhe pika 1, ndryshohen si mė poshtė:

"Neni 10

Mbrojtja nga lėndėt, mbetjet e rrezikshme dhe shėrbimet

1. Pėr tė shmangur efektet e rėnda negative mbi faunėn e egėr dhe tėrėsinė gjenetike tė saj, mbi habitatet, rrugėt e shtegtimit dhe kushtet e shumimit, pėrdorimi dhe administrimi i lėndėve dhe i mbetjeve tė rrezikshme, i kimikateve bujqėsore, veterinare dhe shėrbimeve bėhen nė pėrputhje me dispozitat e kuadrit ligjor nė fuqi, qė lidhet me substancat dhe preparatet kimike, administrimin e mbetjeve tė rrezikshme, shėrbimin e mbrojtjes sė bimėve, shėrbimin veterinar, si dhe duke marrė nė konsideratė edhe ēėshtjet specifike, qė lidhen me parandalimin e helmimit tė shpendėve shtegtarė, nė pėrputhje me detyrimet e pėrcaktuara nė marrėveshjet nė tė cilat vendi ynė ėshtė palė.".

Neni 11

Nė nenin 13, pas pikės 3, shtohet pika 4, me kėtė pėrmbajtje:

"4. Masat e marra pėr tė siguruar mbrojtjen e llojeve nė vendet e ruajtjes, duke pėrfshirė mirėmbajtjen e popullatave tė llojeve tė pėrmendura nė pikėn 1, tė kėtij neni, nė njė nivel tė pėrputhshėm me kėrkesat ekologjike e shkencore, realizohen duke mbajtur parasysh edhe kėrkesat ekonomike, sociale e kulturore, si dhe veēoritė rajonale e lokale.".

Neni 12

Nė nenin 14, pika 1, ndryshohet si mė poshtė:

"1. Pėr shpendėt e egėr, qė gjenden nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, si dhe pėr shpendėt shtegtarė, ndėrmerren masa me qėllim ruajtjen, mirėmbajtjen ose rivendosjen e njė diversiteti dhe habitati tė mjaftueshėm, nėpėrmjet:

a) krijimit tė zonave tė mbrojtura mjedisore, sipas dispozitave tė kuadrit ligjor pėr zonat e mbrojtura, dhe kuadrit nėnligjor, qė lidhet me miratimin e rregullave pėr shpalljen e zonave tė veēanta tė ruajtjes;

b) sigurimit dhe menaxhimit tė habitateve, brenda dhe jashtė zonave tė mbrojtura mjedisore, nė bazė tė nevojave ekologjike;

c) krijimit tė biotopeve dhe rivendosjes sė biotopeve tė shkatėrruara.".

Neni 13

Nė nenin 19, pas pikės 9 shtohet pika 10 me kėtė pėrmbajtje:

"10. Pėrdorimi i karremeve helmuese pėr asgjėsimin e llojeve tė faunės sė egėr.".

Neni 14

Nė nenin 33, pika 2, ndryshohet si mė poshtė:

"2. Procesi i inventarizimit koordinohet dhe mbikėqyret nga ministria, me pjesėmarrjen e AKZM-sė, strukturave pėrgjegjėse pėr pyjet dhe kullotat nė bashki, instituteve kėrkimore-shkencore, OJF-ve dhe tė shoqatave qė mbulojnė fushėn e biodiversitetit.".

Neni 15

Nė nenin 35, pas paragrafit tė parė, shtohet paragrafi me kėtė pėrmbajtje:

"Ministria koordinon dhe mbikėqyr monitorimin e llojeve tė faunės sė egėr dhe tė habitateve tė tyre, pėrfshirė monitorimin e kapjeve apo vrasjeve aksidentale tė llojeve tė faunės me interes pėr Komunitetin Evropian, nė pėrputhje me vendimin e Kėshillit tė Ministrave pėr miratimin e listave tė tipave tė habitateve natyrore, bimėve, kafshėve dhe shpendėve me interes pėr Komunitetin Evropian.".

Neni 16

Pas nenit 35, shtohet neni 35/1, me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 35/1

Kėshilli Kombėtar i Faunės sė Egėr

1. Pranė ministrisė pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e faunės, ngrihet Kėshilli Kombėtar pėr Faunėn e Egėr, si njė organ konsultativ, pėr tė kontribuar nė lehtėsimin e zbatimit tė dispozitave tė kėtij ligji dhe tė akteve tė tjera nėnligjore.

2. Kėshilli Kombėtar pėr Faunėn e Egėr drejtohet nga zėvendėsministri i ministrisė pėrgjegjėse pėr faunėn e egėr dhe nė pėrbėrje tė tij ka pėrfaqėsues nga:

a) ministria pėrgjegjėse pėr mbrojtjen e faunės;

b) ministritė e linjės, fusha e pėrgjegjėsisė sė tė cilave lidhet me mbrojtjen e faunės;

c) organizatat jofitimprurėse mjedisore tė fushės sė faunės sė egėr dhe biodiversitetit;

ē) federatat dhe shoqatat e gjuetarėve;

d) universitetet dhe institucionet kėrkimore- shkencore.

3. Kėshilli Kombėtar pėr Faunėn e Egėr kėshillon dhe kontribuon nė hartimin e:

a) programit tė inventarizimit tė faunės sė egėr;

b) programeve pėr zhvillimin e faunės sė egėr;

c) planeve vjetore tė mbarėshtimit tė faunės sė egėr;

ē) projekteve pėr zhvillimin e faunės sė egėr;

d) kalendarit tė gjuetisė;

dh) listės sė specieve objekt gjuetie, pėr ēdo sezon gjuetie;

e) pėrcaktimin e kuotave vjetore pėr speciet objekt gjuetie.

4. Organizimi dhe funksionimi i Kėshillit Kombėtar pėr Faunėn e Egėr pėrcaktohet nė rregulloren e miratuar me urdhėr tė ministrit.".

Neni 17

Nė nenin 37, pika 1, ndryshohet si mė poshtė:

"1. Metodat, kriteret dhe procedurat pėr grumbullimin, regjistrimin dhe mbajtjen e tė dhėnave pėr faunėn e egėr miratohen me udhėzim tė ministrit. Tė dhėnat duhet tė pėrfshijnė edhe informacionin pėr aspektet sociale, ekonomike dhe mjedisore tė kafshėve tė egra dhe ndikimin mbi banorėt lokalė. Personat fizikė e juridikė, publikė e privatė, paraqesin tė dhėnat brenda 30 ditėve, nga data e marrjes sė kėrkesės, tė cilat shoqėrohen edhe me shpjegime pėr interpretimin e tyre, si dhe me rekomandime pėr zgjidhjen e problemeve.".

Neni 18

Nė nenin 39, pika 1, pas fjalėve: "e faunės sė egėr", shtohen fjalėt: "dhe pėr statusin e saj tė ruajtjes".

Neni 19

Nė nenin 43, pika 12, ndryshohet si mė poshtė:

"12. Shfarosja e llojeve tė faunės sė egėr dhe e popullatave tė tyre, nė kundėrshtim me dispozitat e pikave 7 dhe 10, tė nenit 19, tė kėtij ligji, me gjobė, nė masėn 100 000 deri nė 200 000 lekė.".

Neni 20

Nė nenin 44, pas pikės 2, shtohet pika 3, me kėtė pėrmbajtje:

"3. Individėt e konfiskuar apo tė sekuestruar dorėzohen nė qendrat e shpėtimit.".

Neni 21

Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Miratuar nė datėn 18.7.2019

Shpallur me dekretin nr.11238, datė 26.7.2019 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Ilir Meta