[Printo]
[Google Translate]


LIGJ

Nr. 23/2012

PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR. 7895, DATĖ 27.1.1995 "KODI PENAL I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ", TĖ NDRYSHUAR

Nė mbėshtetje tė neneve 81 pika 2 shkronja "d" dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

Nė ligjin nr. 7895, datė 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė", tė ndryshuar, bėhen kėto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Nė nenin 6 paragrafi i dytė shtohet fjalia me kėtė pėrmbajtje:

"Kushti pėr dėnueshmėrinė e njėkohshme nė territorin e shtetit tjetėr nuk zbatohet nė rastet e krimeve tė korrupsionit nė sektorin publik ose privat, si dhe tė ushtrimit tė ndikimit tė paligjshėm.".

Neni 2

Nė nenin 7 paragrafi i dytė bėhen kėto ndryshime:

1. Shkronja "e" hiqet.

2. Shkronja "h" ndryshohet si mė poshtė:

"h) pastrimi i produkteve tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale;".

3. Shkronja "i" ndryshohet si mė poshtė:

"i) krimet e korrupsionit nė sektorin publik ose privat, si dhe tė ushtrimit tė ndikimit tė paligjshėm.".

Neni 3

Nė nenin 7/a paragrafi i parė, pas shkronjės "d" shtohet shkronja "dh" me kėtė pėrmbajtje:

"dh) financim terrorizmi.".

Neni 4

Pas nenit 8 shtohet neni 9 me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 9

Personat e mbrojtur ndėrkombėtarisht

Dispozitat e kėtij Kodi zbatohen edhe pėr vepra penale tė kryera ndaj personave tė mbrojtur ndėrkombėtarisht.

Person i mbrojtur ndėrkombėtarisht, pėrveēse kur marrėveshjet ndėrkombėtare, tė ratifikuara nga shteti shqiptar, parashikojnė ndryshe, ėshtė:

a) kryetari i njė shteti, pėrfshirė edhe anėtari i organit kolegjial qė kryen funksionet e kryetarit tė shtetit, sipas kushtetutės sė atij shteti, kryetari i qeverisė ose ministri i punėve tė jashtme, kur kėta ndodhen nė njė shtet tjetėr, si dhe anėtarėt e familjes qė i shoqėrojnė;

b) ēdo pėrfaqėsues a zyrtar i njė shteti ose ēdo zyrtar apo agjent i njė organizate ndėrkombėtare me karakter ndėrqeveritar, i cili, nė kohėn dhe vendin e kryerjes sė veprės penale kundėr tij, zyrės, banesės private ose mjeteve tė tij tė transportit, gėzon, nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, mbrojtje tė posaēme nga ēdo sulm mbi personin, lirinė dhe dinjitetin e tij, si dhe anėtarėt e familjes sė tij.".

Neni 5

Neni 9 "Pėrgjegjėsia pėr personat e huaj qė gėzojnė imunitet" numėrtohet neni 9/a i kėtij Kodi.

Neni 6

Nė nenin 30 shtohet pika 10 me kėtė pėrmbajtje: "10. Humbja e pėrgjegjėsisė prindėrore.".

Neni 7

Pas nenit 43 shtohet neni 43/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 43/a

Humbja e pėrgjegjėsisė prindėrore

Humbja e pėrgjegjėsisė prindėrore jepet nga gjykata ndaj personit qė e ushtron pėrgjegjėsinė prindėrore, kur ai dėnohet si autor ose bashkėpunėtor nė njė vepėr penale ndaj fėmijės ose si bashkėpunėtor me fėmijėn nė kryerjen e njė vepre penale.".

Neni 8

Nė nenin 34 bėhen kėto ndryshime:

1. Nė fillim tė paragrafit tė gjashtė shtohen fjalitė me kėtė pėrmbajtje:

"Gjykata jep dėnimin me gjobė, pasi ka hetuar rreth aftėsisė paguese tė personit. Aftėsia paguese pėrcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana tė tjera qė lidhen me to.".

2. Pas paragrafit tė shtatė shtohen katėr paragrafė me kėtė pėrmbajtje:

"Kur i dėnuari nuk e paguan gjobėn dhe gjoba nuk mund tė vilet nėpėrmjet ekzekutimit tė detyrueshėm, gjykata vendos zėvendėsimin e gjobės me burgim, duke llogaritur pesė mijė lekė pėr njė ditė burgim.

Kur i dėnuari nuk mund tė paguajė gjobėn nė afat pa fajin e tij dhe nėse kriteret, mbi tė cilat ėshtė caktuar gjoba, kanė ndryshuar pas dhėnies sė vendimit dhe nuk e justifikojnė haptazi pagimin e gjobės, atėherė i dėnuari mund tė kėrkojė:

a) shtyrje tė afatit tė pagesės sė gjobės gjer nė gjashtė muaj;

b) kryerjen e njė pune me interes publik.

Nėse gjykata urdhėron kryerjen e njė pune nė interes publik zbatohen rregullat e nenit 63 tė kėtij Kodi.

Nėse gjoba nuk paguhet edhe pas shtyrjes sė afatit ose nėse i dėnuari nuk e kryen punėn nė interes publik, gjykata vendos zėvendėsimin e gjobės me burgim.".

3. Nė paragrafin e parafundit shtohet njė fjali me kėtė pėrmbajtje:

"Nėse dispozita penale nuk parashikon dėnim me burgim, maksimumi i dėnimit me burgim konsiderohet gjashtė muaj".

4. Nė paragrafin e fundit numri "7" bėhet "8".

Neni 9

Pas nenit 65 shtohet neni 65/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 65/a

Periudha e sigurisė

Gjykata, nė dhėnien e vendimit, mund tė vendosė edhe caktimin e njė periudhe sigurie, gjatė sė cilės nuk lejohet zbatimi i nenit 64 tė kėtij Kodi, nė rastet kur ekziston njė nga kėto rrethana:

a) vepra penale, masa e dėnimit tė sė cilės ėshtė mbi pesė vjet;

b) kryerja e veprės penale ėshtė bėrė me egėrsi dhe mizori;

c) kur vepra ėshtė kryer kundėr fėmijėve, grave shtatzėna ose personave qė, pėr shkaqe tė ndryshme, nuk mund tė mbrohen;

ē) kur vepra ėshtė kryer duke pėrfituar nga marrėdhėniet familjare ose tė bashkėjetesės;

d) kur kryerja e veprės penale ėshtė shtyrė nga motive qė kanė tė bėjnė me gjininė, racėn, f enė, kombėsinė, gjuhėn, bindjet politike, fetare ose sociale.

Periudha e sigurisė shtrihet pėr afatin kohor nga tre tė katėrtat e dėnimit tė dhėnė nga gjykata deri nė kohėzgjatjen e plotė tė dėnimit penal.".

Neni 10

Nė nenin 102/a paragrafi i parė, fjalėt "nga dy gjer nė shtatė vjet" zėvendėsohen me fjalėt "nga tre gjer nė shtatė vjet".

Neni 11

Nė nenin 108, fjalėt "gjer nė pesė vjet" zėvendėsohen me fjalėt "nga tre gjer nė shtatė vjet".

Neni 12

Nė nenin 113 shtohet paragrafi i dytė me kėtė pėrmbajtje:

"Dhėnia e shpėrblimit pėr pėrfitim personal tė prostitucionit dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet.".

Neni 13

Neni 119 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 119

Fyerja

Fyerja e qėllimshme e personit pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė nga pesėdhjetė mijė gjer nė njė milion lekė.

Po kjo vepėr, kur kryhet botėrisht, nė dėm tė disa personave ose mė shumė se njė herė, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė nga pesėdhjetė mijė gjer nė tre milionė lekė.".

Neni 14

Neni 120 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 120

Shpifja

Pėrhapja e qėllimshme e thėnieve, si dhe ēdo informacion tjetėr, duke e ditur se janė tė rreme, qė cenojnė nderin dhe dinjitetin e personit, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė nga pesėdhjetė mijė gjer nė njė milion e pesėqind mijė lekė.

Po kjo vepėr, kur kryhet botėrisht, nė dėm tė disa personave ose mė shumė se njė herė, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė nga pesėdhjetė mijė gjer nė tre milionė lekė.".

Neni 15

Pas nenit 121 shtohet neni 121/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 121/a

Pėrndjekja

Kėrcėnimi ose ngacmimi i personit me anėn e veprimeve tė pėrsėritura, me qėllimin pėr t'i shkaktuar njė gjendje tė vazhdueshme dhe tė rėndė ankthi apo frike pėr sigurinė vetjake, tė njė tė afėrmi ose tė njė personi, me tė cilin ka lidhje shpirtėrore, apo pėr ta detyruar tė ndryshojė mėnyrėn e tij tė jetesės, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė katėr vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nga ish-bashkėshorti, ish-bashkėjetuesi apo personi qė ka pasur lidhje shpirtėrore me tė dėmtuarin, dėnimi rritet me njė tė tretat e dėnimit tė dhėnė.

Kur kjo vepėr kryhet ndaj tė miturit, gruas shtatzėnė ose njė personi tė pazotė pėr t'u mbrojtur, si dhe kur kryhet nga njė person i maskuar ose shoqėrohet me mbajtjen ose me pėrdorimin e armėve, dėnimi rritet deri nė njė tė dytėn e dėnimit tė dhėnė.".

Neni 16

Nė nenin 124/b paragrafi i parė ndryshohet si mė poshtė:

"Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i tė miturit nga prindėrit, motra, vėllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose ēdo person qė ėshtė i detyruar tė kujdeset pėr tė, dėnohet me burgim nga tre muaj gjer nė dy vjet.".

Neni 17

Pas nenit 130 shtohet neni 130/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 130/a

Dhuna nė familje

Rrahja, si dhe ēdo vepėr tjetėr dhune, ndaj personit qė ėshtė bashkėshort, ish-bashkėshort, bashkėjetues apo ish-bashkėjetues, gjini e afėrt ose krushqi e afėrt me autorin e veprės penale, me pasojė cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik tė tij, dėnohet me burgim gjer nė dy vjet.

Kanosja serioze pėr vrasje ose plagosje tė rėndė, ndaj personit qė ėshtė bashkėshort, ish-bashkėshort, bashkėjetues apo ish-bashkėjetues, gjini e afėrt ose krushqi e afėrt me autorin e veprės penale, me pasojė cenimin e integritetit psikik tė tij, dėnohet me burgim gjer nė tre vjet.

Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit qė ėshtė bashkėshort, ish-bashkėshort, bashkėjetues apo ish-bashkėjetues, gjini e afėrt ose krushqi e afėrt me autorin e veprės penale, qė ka shkaktuar paaftėsi tė pėrkohshme nė punė mė tepėr se nėntė ditė, dėnohet me burgim gjer nė pesė vjet.

Po kėto vepra tė kryera nė mėnyrė tė pėrsėritur dėnohen me burgim nga njė vit gjer nė pesė vjet.".

Neni 18

Nė nenin 134 paragrafi i parė, fjalėt "me burgim nga tre muaj gjer nė tre vjet" zėvendėsohen me fjalėt "me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet".

Neni 19

Nė nenin 135, nė fund tė tij, shtohen fjalėt "dhe me gjobė nga treqind mijė gjer nė njė milion lekė".

Neni 20

Pas nenit 143/a shtohen nenet 143/a/1- 143/a/7 me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 143/a/1

Manipulimi i tregut

Paraqitja jo e saktė, me dashje, e vlerės sė njė malli, shėrbimi apo paraje, me qėllim ērregullimin e funksionimit tė lirė dhe tė drejtė tė tregut, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė katėr vjet.

Neni 143/a/2

Pėrdorimi i paautorizuar dhe pėrhapja e informacionit tė privilegjuar

Personi, i cili, nė mėnyrė tė autorizuar ose tė paautorizuar, vihet nė dijeni tė informacionit tė privilegjuar, pėr tė cilin publiku nuk ka dijeni e qė mund ta pėrdorė me qėllim fitimi material pėr vete, pėr njė palė tė tretė apo nė dėm tė kėsaj tė fundit, nė njėrėn nga mėnyrat e mėposhtme:

a) pėr tė blerė ose pėr tė shitur tituj tė tregtueshėm nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė ose tė tregtuar nga njė emetues, me seli nė Republikėn e Shqipėrisė;

b) duke ditur natyrėn e privilegjuar tė informacionit, ia komunikon, pa autorizim, njė pale tė tretė;

c) duke ditur natyrėn e privilegjuar tė informacionit, kėshillon njė palė tė tretė pėr tė blerė ose pėr tė shitur tituj tė tregtueshėm nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė apo tė tregtuar nga njė emetues, me seli nė Republikėn e Shqipėrisė, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda, dėnohet me burgim gjer nė pesė vjet.

Neni 143/a/3

Manipulimi i ēmimeve dhe pėrhapja e informacionit tė rremė

Veprimi apo mosveprimi i personit qė:

a) nėnshkruan njė kontratė fiktive pėr shitjen apo zėvendėsimin e titujve;

b) kryen porosi pėr blerje ose shitje tė titujve, pėr tė cilėt ėshtė kryer porosia me tė njėjtin ēmim, apo nėse ai i pėrdor kėto tituj si kundėrporosi;

c) pėrhap informacion apo fakte tė tjera tė rreme pėr rritjen ose rėnien e ēmimit tė titujve apo krijimin e njė tregtimi fiktiv aktiv tė tyre, me qėllim pėrfitimi personal pėr vete, njė palė tė tretė apo nė dėm tė kėsaj tė fundit, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda, dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet.

Neni 143/a/4

Paraqitja e tė dhėnave tė rreme dhe shpėrndarja e paautorizuar e tyre

Personi qė, si anėtar i drejtorisė apo i kėshillit mbikėqyrės tė njė emetuesi, lejon ose mundėson shpėrndarjen e njė prospekti, tė ndryshėm nga ai qė pėrcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundėson paraqitjen e tė dhėnave tė rreme ose paraqitjen e rreme tė fakteve me vlerė materiale nė njė prospekt, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda dėnohet me burgim gjer nė pesė vjet.

Neni 143/a/5

Regjistrimi i titujve nė bursė nė mėnyrė tė paautorizuar

Personi qė, si anėtar i drejtorisė sė bursės, lejon regjistrimin nė kuotimin njė, kuotimin e shoqėrive anonime publike apo nė kuotime tė tjera tė titujve, tė cilėt nuk i plotėsojnė kushtet e ligjit pėr titujt, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet.

Neni 143/a/6

Fshehja e pronėsisė

Personi, i cili me dashje nuk i jep tė dhėna pėr pronėsinė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare, sipas ligjit pėr titujt, dėnohet me gjobė ose burgim gjer nė njė vit.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet.

Neni 143/a/7

Tregtimi i paligjshėm i titujve

Personi qė merret me ndėrmjetėsim tė paautorizuar pėr blerjen ose shitjen e titujve dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim, mė shumė se njė herė ose ka sjellė pasoja tė rėnda dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet.".

Neni 21

Pas nenit 149 shtohen nenet 149/a dhe 149/b me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 149/a

Shkelja e tė drejtave tė pronėsisė industriale

Prodhimi, shpėrndarja, mbajtja pėr qėllime tregtimi, shitja, ofrimi pėr shitje, furnizimi, shpėrndarja, eksportimi ose importimi pėr kėto qėllime i:

a) produktit ose procesit tė mbrojtur nga njė patentė, pa pėlqimin e pronarit tė patentės;

b) produktit qė mbrohet nga njė dizenjo industriale, pa pėlqimin e pronarit tė dizenjos industriale;

c) mallrave ose shėrbimeve qė mbrohen nga njė markė tregtare, pa pėlqimin e pronarit tė markės tregtare;

ē) produktit qė rrjedh nga njė tregues gjeografik, pa pėlqimin e pronarit tė treguesit gjeografik;

tė kryera me dashje, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit.

Po kjo vepėr kur kryhet nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet.".

Neni 149/b

Shkelja e tė drejtave tė topografisė sė qarkut tė gjysmėpėrēuesit

Prodhimi, pėrdorimi, mbajtja pėr qėllim tregtimi, shitja, ofrimi pėr shitje, furnizimi, shpėrndarja, eksportimi ose importimi pėr kėto qėllime i produktit qė shkel tė drejtat e topografisė sė regjistruar tė qarkut, tė gjysmėpėrēuesit ose tė qarkut tė integruar, pa pėlqimin e pronarit tė topografisė, tė kryera me dashje, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė njė vit.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet.".

Neni 22

Nė nenin 164/a bėhen kėto ndryshime:

1. Fjalėt "pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe" hiqen.

2. Fjalėt "dy vjet dhe me gjobė nga dyqind mijė gjer nė njė milion lekė" zėvendėsohen me fjalėt "tre vjet dhe me gjobė nga dyqind mijė gjer nė njė milion lekė".

Neni 23

Nė nenin 164/b, fjalėt "tre vjet" zėvendėsohen me fjalėt "pesė vjet".

Neni 24

Nė nenin 226 bėhen kėto ndryshime:

1. Titulli i nenit bėhet "Veprat e dhunshme ndaj personave tė mbrojtur ndėrkombėtarisht".

2. Fjalėt "kryetarėve, anėtarėve tė qeveris ė, parlamentarėve tė shteteve tė huaja, pėrfaqėsuesve diplomatikė apo tė organizmave tė njohur ndėrkombėtarė, qė ndodhen zyrtarisht nė Republikėn e Shqipėrisė", zėvendėsohen me fjalėt "personave tė mbrojtur ndėrkombėtarisht".

Neni 25

Nė Kreun III, pas Seksionit IV shtohet Seksioni IV/1 "Vepra penale nė lidhje me ushtrimin e veprimtarive financiare" me kėtė pėrmbajtje:

"Seksioni IV/1

Vepra penale nė lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare

Neni 170/c

Ushtrimi pa licencė i veprimtarisė bankare

Ushtrimi i veprimtarisė bankare nga persona qė nuk janė tė licencuar pėr kėtė qėllim, sipas legjislacionit bankar nė fuqi, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet.

Po kjo vepėr, kur i ka shkaktuar pasoja tė rėnda interesave shtetėrorė ose atyre tė shtetasve, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė shtatė vjet.

Neni 170/ē

Ushtrimi pa licencė i veprimtarive financiare

Ushtrimi i njė ose disa veprimtarive financiare tė ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona qė nuk janė tė licencuar pėr kėtė qėllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar nė fuqi, dėnohet me gjobė ose burgim gjer nė tre vjet.

Po kjo vepėr, kur i ka shkaktuar pasoja tė rėnda interesave shtetėrorė ose atyre tė shtetasve, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė pesė vjet.".

Neni 26

Nė nenin 228 bėhen kėto ndryshime:

1. Titulli i nenit bėhet "Veprimet e dhunshme ndaj vendeve tė punės sė personave tė mbrojtur ndėrkombėtarisht".

2. Fjalėt "pėrfaqėsuesve tė shteteve tė huaja dhe organizmave tė njohur ndėrkombėtarė" zėvendėsohen me fjalėt "personave tė mbrojtur ndėrkombėtarisht".

Neni 27

Neni 230 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 230

Vepra me qėllime terroriste

Kryerja e veprave tė mėposhtme, me qėllim pėrhapjen e panikut nė popullatė ose pėr tė detyruar organe shtetėrore, shqiptare ose tė huaja, tė kryejnė ose tė mos kryejnė njė akt tė caktuar, ose pėr tė shkatėrruar apo destabilizuar, nė mėnyrė serioze, struktura thelbėsore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale tė shtetit shqiptar, tė njė shteti tjetėr, institucioni apo organizate ndėrkombėtare, dėnohet me burgim jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet ose me burgim tė pėrjetshėm.

Veprat me qėllime terroriste pėrfshijnė:

a) veprat kundėr personit, tė cilat mund tė shkaktojnė vdekjen ose plagosjen e rėndė;

b) rrėmbimin e avionėve, tė anijeve, tė mjeteve tė tjera tė transportit apo tė platformave fikse ose ushtrimin e paligjshėm tė kontrollit mbi to, me dhunė ose nėpėrmjet kanosjes pėr pėrdorimin e dhunės apo me anė tė ēdo forme tjetėr kanosjeje;

c) kryerjen e akteve tė dhunės kundėr njė personi nė bordin e njė avioni nė fluturim, nė bordin e njė anijeje ose nė bordin e njė platforme fikse, kur kėto akte mund tė rrezikojnė sigurinė e avionit, tė mjetit tė lundrimit ose tė platformės fikse;

ē) shkatėrrimin e njė avioni nė funksionim, tė njė anijeje apo tė njė platforme fikse ose shkaktimin e dėmeve tė tilla avionit, anijes a ngarkesės sė saj ose platformės fikse, qė e bėjnė tė pamundur ose rrezikojnė a mund tė rrezikojnė sigurinė e fluturimit, tė lundrimit ose tė platformės fikse;

d) vendosjen, me ēdo mjet, nė njė avion nė shėrbim, nė njė anije ose nė njė platformė fikse, tė njė pajisjeje a substance qė mund tė shkatėrrojė avionin, anijen a platformėn fikse ose qė mund t'i shkaktojė dėme avionit, anijes a ngarkesės sė saj ose platformės fikse dhe qė rrezikon a mund tė rrezikojė sigurinė e fluturimit, lundrimit tė anijes ose tė platformės fikse;

dh) shkatėrrimin ose dėmtimin e pajisjeve tė fluturimit apo tė pajisjeve tė lundrimit detar ose ndėrhyrjen nė funksionimin e tyre, kur nga njė akt i tillė mund tė rrezikohet siguria e avionit apo e anijes;

e) pėrhapjen e informacioneve qė dihet se janė tė pavėrteta, duke rrezikuar sigurinė e njė avioni nė fluturim apo tė anijes nė lundrim;

ė) vrasjen ose rrėmbimin e njė personi tė mbrojtur ndėrkombėtarisht, sipas nenit 9 tė kėtij Kodi, ose ēdo sulm tjetėr ndaj tij ose lirisė sė tij;

f) sulmin e dhunshėm ndaj zyrės, banesės private ose mjetit tė transportit tė personit tė mbrojtur ndėrkombėtarisht, sipas nenit 9 tė kėtij Kodi, kur prej kėtij sulmi rrezikohet personi ose liria e tij;

g) pengmarrjen ose rrėmbimin e personit dhe kanosjen pėr tė vrarė, pėr tė plagosur ose pėr tė vazhduar mbajtjen e tij peng;

gj) marrjen nė dorėzim, posedimin, pėrdorimin, transferimin, tjetėrsimin, disponimin ose pėrhapjen e materialit bėrthamor, me dashje dhe pa qenė i autorizuar ligjėrisht, kur i shkaktohet ose mund t'i shkaktohet vdekja ose dėmtime tė rėnda ēdo personi ose tė dėmtohet rėndė prona;

h) vjedhjen, pėrvetėsimin ose pėrfitimin nėpėrmjet mashtrimit tė materialeve bėrthamore;

i) kėrkimin e materialeve bėrthamore, duke pėrdorur shtrėngimin, dhunėn ose ēdo formė tjetėr kanosjeje;

j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lėndėve plasėse, tė armėve tė zjarrit, biologjike, kimike apo bėrthamore, si dhe kėrkimin shkencor pėr prodhimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė;

k) kryerjen e aktev e tė dhunės, duke pėrdorur ēdo pajisje, substancė ose armė, kundėr njė personi nė njė aeroport tė aviacionit civil ndėrkombėtar, kur kėto akte shkaktojnė ose mund tė shkaktojnė dėmtime tė rėnda ose vdekjen e personave;

l) shkatėrrimin ose dėmtimin e rėndė tė mjediseve apo tė pajisjeve nė njė aeroport tė aviacionit civil ndėrkombėtar ose nė njė avion tė vendosur nė kėtė aeroport qė nuk ėshtė nė fluturim ose ndėrprerjen e shėrbimeve tė aeroportit, duke pėrdorur ēdo pajisje ose armė, kur nga ky akt rrezikohet a mund tė rrezikohet siguria e aeroportit;

ll) pėrhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpėrthimin e lėndėve plasėse ose tė pajisjeve tė tjera vdekjeprurėse, nė mjedise publike, nė zyrat e njė shteti ose qeverie, sistemin e transportit publik ose nė infrastrukturėn publike, si dhe shpėrndarjen nė mjedis tė substancave tė rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, tė pėrmbytjeve, shpėrthimeve, me qėllim shkaktimin e vdekjes ose dėmtimeve tė rėnda trupore ose me qėllim shkaktimin e shkatėrrimeve masive tė vendeve, mjediseve ose sistemeve tė lartpėrmendura, kur ky shkatėrrim sjell a mund tė sjellė humbje tė mėdha ekonomike;

m) shkatėrrimin e rėndė dhe nė pėrmasa tė mėdha tė pronės publike, tė infrastrukturės publike, tė sistemit tė transportit, tė sistemit tė informacionit e tė pronės private, duke rrezikuar jetėn e personave;

n) shkaktimin e ndėrprerjes sė furnizimit me ujė, energji elektrike ose ēdo burim tjetėr tė rėndėsishėm;

apo ēdo vepėr tjetėr qė synon tė shkaktojė vdekjen ose plagosjen e rėndė tė civilėve ose tė ēdo personi tjetėr qė nuk merr pjesė aktive nė veprimet luftarake nė njė situatė konflikti tė armatosur, e kryer pėr qėllimet e pėrcaktuara nė paragrafin e parė tė kėtij neni.

Veprimet qė shkaktojnė ndėrprerjen e njė shėrbimi tė rėndėsishėm, njė sistemi, njė veprimtarie publike ose private, si rezultat i protestės, i mosbindjes civile, ose i grevės, nuk do tė konsiderohen vepra me qėllime terroriste nė kuptimin e kėtij neni.".

Neni 28

Neni 230/a ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 230/a

Financimi i terrorizmit

Dhėnia ose grumbullimi i fondeve, me ēdo mjet, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, me qėllimin qė ato tė pėrdoren ose duke ditur se ato do tė pėrdoren, plotėsisht ose pjesėrisht:

a) pėr tė kryer vepra me qėllime terroriste;

b) nga njė organizatė terroriste;

c) nga njė terrorist i vetėm;

dėnohet jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet burgim ose me burgim tė pėrjetshėm dhe me gjobė nga pesė milionė lekė gjer nė dhjetė milionė lekė. Dispozitat e kėtij neni zbatohen:

a) pėr tė gjitha fondet, ku pėrfshihen pasuri tė ēdo lloji, tė trupėzuara ose tė patrupėzuara, tė luajtshme ose tė paluajtshme, pavarėsisht nga mėnyra e fitimit tė tyre, dhe dokumente ligjore ose instrumente tė ēdo lloji, edhe nė formė elektronike ose digjitale, qė tregojnė tė drejta ose interesa mbi pasuri tė tilla, pėrfshirė kreditė bankare, ēeqet e udhėtarėve, ēeqet bankare, urdhėrpagesat, aksionet, letrat me vlerė, bonot, ēeqet e garantuara bankare, letrat e kreditit, si dhe ēdo instrument tjetėr financiar, tė ngjashėm me to;

b) pavarėsisht nėse personi qė kryen njė nga veprat e parashikuara nė paragrafin e parė tė kėtij neni, ndodhet nė tė njėjtin shtet a nė njė shtet tė ndryshėm nga ai, nė tė cilin ndodhet organizata terroriste a terroristi i vetėm ose nga shteti nė tė cilin ėshtė kryer a do tė kryhet vepra me qėllime terroriste;

c) nė rastin e parashikuar nga paragrafi i parė i kėtij neni, pavarėsisht nėse fondet janė pėrdorur nė fakt pėr tė kryer veprėn ose veprat, pėr tė cilat ishin dhėnė ose grumbulluar, apo nėse mund tė vendoset njė lidhje mes fondeve dhe njė apo mė shumė veprave konkrete me qėllime terroriste.

Dijenia dhe qėllimi, sipas paragrafit tė parė tė kėtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.".

Neni 29

Pas nenit 244 shtohet neni 244/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 244/a

Korrupsioni aktiv i nėpunėsve tė huaj publikė

Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, nėpunėsit tė huaj publik, nėpunėsit tė njė organizate publike ndėrkombėtare, anėtarit tė njė asambleje tė huaj publike apo anėtarit tė njė asambleje ndėrkombėtare parlamentare, pėr tė kryer ose pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim, nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet dhe me gjobė nga treqind mijė gjer nė tre milionė lekė.".

Neni 30

Nė nenin 245/1 paragrafi i parė bėhen kėto ndryshime:

1. Fjalėt "pėrbėjnė vepėr penale dhe" hiqen.

2. Fjalėt "dy vjet" zėvendėsohen me fjalėt "tre vjet".

Neni 31

Pas nenit 246 shtohet neni 246/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 246/a

Ushtrimi i profesionit tė ekspertit kontabėl dhe i shoqėrisė audituese pa qenė i regjistruar

Pėrvetėsimi i titullit profesional tė ekspertit kontabėl, ushtrimi i profesionit tė ekspertit kontabėl apo pėrdorimi i emėrtimeve, si shoqėri audituese, pa qenė regjistruar mė parė nė regjistrin publik tė ekspertėve kontabėl, si dhe pė rdorimi i ēfarėdo titulli, qė synon tė krijojė njė ngjashmėri ose njė konfuzion me kėta tituj profesionalė apo emėrtime, kur ėshtė dhėnė mė parė masė administrative, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet.".

Neni 32

Pas nenit 248 shtohet neni 248/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 248/a

Dhėnia nė kundėrshtim me ligjin e pensioneve ose e tė ardhurave tė tjera nga sigurimet shoqėrore

Dhėnia nė kundėrshtim me ligjin e pensioneve ose e tė ardhurave tė tjera nga sigurimet shoqėrore prej punonjėsit, qė ka detyrė t'i japė ato, dėnohet me burgim, nga gjashtė muaj gjer nė shtatė vjet dhe me gjobė nga treqind mijė gjer nė njė milion lekė .".

Neni 33

Nė titullin dhe nė tekstin e nenit 257/a, pas fjalėve "nėpunėsve publikė" shtohen fjalėt "ose i ēdo personi tjetėr qė ka detyrimin ligjor pėr deklarim".

Neni 34

Nė nenin 258, fjalėt "me gjobė ose me burgim gjer nė tre vjet" zėvendėsohen me fjalėt "me burgim gjer nė tre vjet".

Neni 35

Pas nenit 259 shtohet neni 259/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 259/a

Korrupsioni pasiv i nėpunėsve tė huaj publikė

Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt apo i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga nėpunėsi i huaj publik, nėpunėsi i njė organizate publike ndėrkombėtare, anėtari i njė asambleje tė huaj publike apo anėtari i njė asambleje ndėrkombėtare parlamentare, pėr tė kryer ose pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga dy gjer nė tetė vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė gjer nė tre milionė lekė.".

Neni 36

Neni 268 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 268

Poshtėrimi i Republikės dhe i simboleve tė saj

Dėmtimi i qėllimshėm i flamurit ose i stemės sė Republikės, tė ekspozuara nė institucionet shtetėrore, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre muaj.

Poshtėrimi botėrisht i flamurit ose i himnit kombėtar, gjatė zhvillimit tė njė veprimtarie tė organizuar nga autoritetet shtetėrore, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre muaj.".

Neni 37

Neni 287 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 287

Pastrimi i produkteve tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale

Pastrimi i produkteve tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale, nėpėrmjet:

a) kėmbimit ose transferimit tė pasurisė, me qėllim fshehjen ose mbulimin e origjinės sė paligjshme tė saj, duke ditur se kjo pasuri ėshtė produkt i veprės penale ose i veprimtarisė kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit tė natyrės sė vėrtetė, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronėsisė ose tė drejtave nė lidhje me pasurinė, duke ditur qė kjo pasuri ėshtė produkt i veprės penale ose i veprimtarisė kriminale;

c) fitimit tė pronėsisė, posedimit ose pėrdorimit tė pasurisė, duke e ditur nė ēastin e marrjes nė dorėzim tė saj, qė kjo pasuri ėshtė produkt i veprės penale ose i veprimtarisė kriminale;

ē) kryerjes sė veprimeve financiare ose transaksioneve tė copėzuara pėr shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit pėr parandalimin e pastrimit tė parave;

d) investimit nė veprimtari ekonomike ose financiare tė parave a sendeve, duke ditur se janė produkte tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale;

dh) kėshillimit, ndihmės, nxitjes ose thirrjes publike pėr kryerjen e secilės prej veprave tė pėrcaktuara mė sipėr;

dėnohet me burgim nga pesė gjer nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė gjer nė pesė milionė lekė.

Kur kjo vepėr kryhet gjatė ushtrimit tė njė veprimtarie profesionale, nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė, dėnohet me burgim nga shtatė gjer nė pesėmbėdhjetė vjet dhe me gjobė nga tetėqind mijė gjer nė tetė milionė lekė.

E njėjta vepėr, kur ka sjellė pasoja tė rėnda, dėnohet jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet me burgim dhe me gjobė nga tre milionė gjer nė dhjetė milionė lekė.

Dispozitat e kėtij neni zbatohen edhe kur:

a) vepra penale, produktet e sė cilės pastrohen, ėshtė kryer nga njė person qė nuk mund tė merret si i pandehur ose qė nuk mund tė dėnohet;

b) ndjekja penale pėr veprėn, produktet e sė cilės pastrohen, ėshtė parashkruar ose amnistuar;

c) personi qė kryen pastrimin e produkteve ėshtė i njėjtė me personin qė ka kryer veprėn, nga e cila kanė rrjedhur produktet;

ē) pėr veprėn penale, nga e cila kanė ardhur produktet, nuk ėshtė filluar asnjėherė ēėshtja penale apo nuk ėshtė dhėnė njė dėnim me vendim penal tė formės sė prerė;

d) vepra penale, produktet e sė cilės pastrohen, ėshtė kryer nga njė person, pavarėsisht shtetėsisė sė tij, jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe ėshtė njėkohėsisht e dėnueshme, si nė shtetin e huaj, ashtu edhe nė Republikėn e Shqipėrisė.

Dijenia dhe qėllimi, sipas paragrafit tė parė tė kėtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive.".

Neni 38

Neni 287/b ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 287/b

Pėrvetėsimi i parave ose mallrave qė rrjedhin nga vepra penale ose vepri mtaria kriminale

Kushdo qė blen, merr, fsheh apo, nė njė mėnyrė tjetėr, pėrvetėson pėr vete ose njė palė tė tretė, apo ndihmon nė blerjen, marrjen, fshehjen ose pėrdorimin e parave apo mallrave tė tjera, duke ditur se njė person tjetėr ka pėrfituar kėto para apo mallra, si pasojė e kryerjes sė njė vepre penale ose veprimtarie kriminale, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet dhe me gjobė gjer nė pesėqind mijė lekė.

Paragrafi i parė i kėtij neni zbatohet pavarėsisht ndalimit ligjor pėr tė marrė nė pėrgjegjėsi penale personin qė ka kryer veprėn penale, nga e cila rrjedh pėrvetėsimi i parave ose i mallrave tė tjera.".

Neni 39

Pas nenit 295/a shtohet neni 295/b me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 295/b

Shfrytėzimi i paligjshėm i tė dhėnave tregtare

Tregtimi i njė malli apo ofrimi i njė shėrbimi nėpėrmjet pėrdorimit tė informacionit ose tė dhėnave qė pėrbėjnė sekret tregtar ose informacion tė privilegjuar nga persona qė e kanė ose duhet ta kenė kėtė informacion apo tė dhėnė, dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė katėr vjet.".

Neni 40

Neni 318 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 318

Fyerja e gjyqtarit

Fyerja e gjyqtarit apo anėtarėve tė trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anėtarit tė arbitrazhit, pėr shkak tė veprimtarisė sė tyre nė njė ēėshtje, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė tre muaj.".

Neni 41

Neni 319/a "Korrupsioni pasiv i gjyqtarėve, prokurorėve dhe funksionarėve tė tjerė tė organeve tė drejtėsisė" numėrtohet neni 319/ē.

Neni 42

Pas nenit 319 shtohen nenet 319/a, 319/b dhe 319/c me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 319/a

Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit tė gjykatave ndėrkombėtare

Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, gjyqtarit ose zyrtarit tė gjykatave ndėrkombėtare, pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim nga njė vit gjer nė katėr vjet dhe me gjobė nga katėrqind mijė gjer nė dy milionė lekė.

Neni 319/b

Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe tė huaj

Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, arbitrit vendas ose tė huaj, pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim nga njė vit gjer nė katėr vjet dhe me gjobė nga katėrqind mijė gjer nė dy milionė lekė.

Neni 319/c

Korrupsioni aktiv i anėtarėve tė jurive gjyqėsore tė huaja

Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, i anėtarėve tė jurive gjyqėsore tė huaja, pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim nga njė vit gjer nė katėr vjet dhe me gjobė nga katėrqind mijė gjer nė dy milionė lekė.".

Neni 43

Pas nenit 319/ē shtohen nenet 319/d, 319/dh dhe 319/e me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 319/d

Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit tė gjykatave ndėrkombėtare

Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, apo pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga gjyqtari ose zyrtari i njė gjykate ndėrkombėtare, pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga tre gjer nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga tetėqind mijė gjer nė katėr milionė lekė.

Neni 319/dh

Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe tė huaj

Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, apo pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga arbitri vendas ose i huaj pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga dy gjer nė tetė vjet dhe me gjobė nga tetėqind mijė gjer nė katėr milionė lekė.

Neni 319/e

Korrupsioni pasiv i anėtarėve tė jurive gjyqėsore tė huaja

Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt a tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose i njė premtimi tė tillė, pėr vete a pėr persona tė tjerė, apo pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga njė anėtar i jurive gjyqėsore tė huaja, pėr tė kryer apo pėr tė mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga dy gjer nė tetė vjet dhe me gjobė nga tetėqind mijė gjer nė katėr milionė lekė.".

Neni 44

Nė nenin 321, pas paragrafit tė parė shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:

"Kryerja e veprimeve nė kundėrshtim me vendimin e gjykatės, nė lidhje me detyrat e lindura nga urdhrat e mbrojtjes tė dhėna prej saj, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim gjer nė dy vjet.".

Neni 45

Neni 325 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 325

Pengimi i subjekteve zgjedhore

Pengimi me anė tė kanosjes, dhunės, apo me ēdo mėnyrė tjetėr i subjekteve zgjedhore apo i kandidatėve pėr tė zhvilluar veprimtarinė e tyre nė pėrputhje me ligjin gjatė fushatės zgjedhore, dėnohet me burgim nga tre muaj gjer nė tre vjet.".

Neni 46

Neni 326 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 326

Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve tė zgjedhjeve

Falsifikimi, shpėrndarja ose pėrdorimi i fletėve tė votimit, i dokumenteve dhe materialit zgjedhor, me qėllim ndryshmin e rezultatit tė zgjedhjeve nėpėrmjet paraqitjes nė to tė tė dhėnave, qė dihen se janė tė pasakta, zėvendėsimi i tė saktave me tė rreme ose nėpėrmjet futjes nė kuti tė fletėve tė votimit nė mėnyrė tė paligjshme dėnohet me burgim nga njė gjer nė pesė vjet.

Po kjo vepėr kur kryhet nga personat qė kanė pėr detyrė tė administrojnė procesin zgjedhor, ose ka sjellė pasoja tė rėnda nė mbarėvajtjen e votimit, ka cenuar integritetin e rezultatit tė zgjedhjeve apo ka sjellė pavlefshmėrinė e tyre, dėnohet me burgim nga tre gjer nė shtatė vjet dhe me gjobė nga treqind mijė gjer nė gjashtėqind mijė lekė.".

Neni 47

Pas nenit 326 shtohet neni 326/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 326/a

Dėmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Dėmtimi, prishja, shkatėrrimi me dashje, apo zėvendėsimi nė kundėrshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve tė sigurisė apo ēdo materiali tjetėr zgjedhor tė parashikuar nga ligji, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė pesė vjet.

Po kėto vepra kur kryhen nga personat pėrgjegjės pėr administrimin zgjedhor ose nė bashkėpunim, ose mė shumė se njė herė, apo kur kanė sjellė pasoja tė rėnda nė mbarėvajtjen e zgjedhjeve, kanė sjellė pavlefshmėrinė e tyre apo kanė cenuar rezultatin e votimit, dėnohen me burgim nga tre gjer nė tetė vjet dhe me gjobė nga dyqind mijė gjer nė shtatėqind mijė lekė.".

Neni 48

Neni 327 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 327

Shkelja e fshehtėsisė sė votimit

Shkelja e rregullave qė garantojnė fshehtėsinė e votimit nga ana e personave tė ngarkuar me zgjedhjet, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga tre muaj gjer nė dy vjet.".

Neni 49

Pas nenit 327 shtohet neni 327/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 327/a

Votimi mė shumė se njė herė ose pa u identifikuar

Votimi mė shumė se njė herė nė tė njėjtat zgjedhje, votimi pėr persona tė tjerė, duke paraqitur dokumente identifikimi tė rreme apo duke pėrdorur dokumente tė zgjedhėsve tė tjerė dėnohet me burgim nga njė gjer nė tre vjet.

Lejimi me dashje i kryerjes sė kėsaj vepre nga komisionerėt zgjedhorė dėnohet me burgim nga njė gjer nė pesė vjet.

Lejimi me dashje nga komisionerėt zgjedhorė i votimit, pa kryer identifikimin e shtetasit sipas ligjit, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga tre muaj gjer nė njė vit.".

Neni 50

Neni 328 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 328

Dhėnia e shpėrblimeve dhe e premtimeve

Ofrimi ose dhėnia e tė hollave apo tė mirave materiale, bėrja e premtimeve pėr vende pune ose pėr favorizime tė tjera nė cilėndo formė, me qėllim qė tė marrė firmėn pėr paraqitjen e kandidatit, pėr tė votuar nė njė mėnyrė tė caktuar apo pėr tė marrė pjesė ose jo nė votime, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė dy vjet.

Pranimi i tė hollave, tė mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve tė tjera kundrejt kryerjes sė veprimeve tė mėsipėrme, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė.".

Neni 51

Pas nenit 328 shtohet neni 328/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 328/a

Detyrimi pėr pjesėmarrje nė veprimtari politike

Detyrimi i shtetasve nėn varėsi administrative, kundėr vullnetit tė tyre apo nėn kanosjen e pėrdorimit tė masave administrative, pėr tė marrė pjesė nė veprimtari zgjedhore tė njė subjekti zgjedhor pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė gjashtė muaj.

Detyrimi apo organizimi pėr tė marrė pjesė nė veprimtari elektorale tė njė subjekti zgjedhor i nxėnėsve tė arsimit parauniversitar nga punonjės qė kryejnė njė detyrė shtetėrore nė arsimin publik, ose detyrė a funksion nė arsimin jopublik, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga tre muaj gjer nė njė vit.".

Neni 52

Neni 329 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 329

Kanosja apo dhunimi ndaj pjesėmarrėsve nė zgjedhje

Kanosja qė i bėhet zgjedhėsit pėr tė votuar nė njė mėnyrė tė caktuar apo pėr tė marrė pjesė ose jo nė votime, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet nga tre muaj gjer nė dy vjet.

Kanosja apo pėrdorimi i dhunės qė i bėhet komisionerit, vėzhguesit, numėruesit si dhe ēdo zyrtari tjetėr tė ngarkuar me zgjedhjet pėr ta penguar nė kryerjen e detyrės apo pėr shkak tė veprimtarisė sė tij nė administrimin zgjedhor dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė tre vjet.

Kur kjo vepėr kryhet nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė dėnohet me burgim nga njė gjer nė pesė vjet.".

Neni 53

Neni 330 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 330

Pengimi i zgjedhėsit

Pengimi i zgjedhėsit pėr tė votuar nė qendrėn e tij tė votimit, duke shkelur rregullat e votimit, duke i marrė apo dėmtuar do kumentin e tij tė identifikimit, apo nė ēdo formė tjetėr, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė njė vit.

Kur kjo vepėr kryhet mė shumė se njė herė, ndaj mė shumė se njė zgjedhėsi apo kur kryhet nga komisionerėt zgjedhorė, dėnohet me burgim nga njė gjer nė pesė vjet.".

Neni 54

Pas nenit 330 shtohet neni 330/a me kėtė pėrmbajtje:

"Neni 330/a

Braktisja e detyrės nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve

Braktisja e detyrės apo refuzimi pėr tė kryer detyrėn nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit tė votimit dhe tė numėrimit, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga gjashtė muaj gjer nė dy vjet.

Kur veprimet e mėsipėrme kryhen duke marrė me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanė sjellė pasoja tė rėnda pėr procesin e votimit apo kanė ēuar nė pavlefshmėrinė e zgjedhjeve, dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet.".

Neni 55

Neni 331 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 331

Shkelja e sė drejtės sė zgjedhjes

Mospėrfshirja me dashje nė listat e zgjedhėsve e personave qė e kanė tė drejtėn e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje nė to i personave qė nuk e kanė kėtė tė drejtė, dėnohet me burgim nga njė gjer nė pesė vjet.

Po kjo vepėr e kryer nė bashkėpunim, kur ka sjellė pasoja tė rėnda pėr interesat e zgjedhėsve apo mbarėvajtjen e procesit zgjedhor dėnohet me burgim nga dy gjer nė pesė vjet dhe me gjobė nga treqind mijė gjer nė shtatėqind mijė lekė.".

Neni 56

Nė nenin 86 paragrafi i fundit; nė nenin 295/a paragrafėt i parė, i dytė, i tretė, i pestė dhe i gjashtė; nė nenin 298 paragrafi i parė; nė nenin 311 dhe nė nenin 313/b paragrafi i parė, fjalėt "pėrbėjnė vepėr penale dhe" hiqen.

Neni 57

Nenet 227, 229, 230/d, 239, 240 dhe 241 shfuqizohen.

Neni 58

Dispozitė kalimtare

Pushohen ndjekjet penale pėr ēėshtjet nė hetim, pėr ēėshtjet e pashqyrtuara nga gjykatat, si dhe pėr kallėzimet, qė ndodhen nė kėto organe dhe nė organet e rendit publik, pėr veprat penale, tė cilat shfuqizohen me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji.

Neni 59

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Miratuar nė datėn 1.3.2012

Shpallur me dekretin nr. 7341, datė 20.3.2012 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi