[Printo]
[Google Translate]


LIGJ

Nr.10 247, datė 4.3.2010

PĖR KORNIZĖN SHQIPTARE TĖ KUALIFIKIMEVE

Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

Neni 1

Qėllimi

Qėllimi i kėtij ligji ėshtė krijimi i Kornizės Shqiptare tė Kualifikimeve (mė tej KSHK), pėr zhvillimin, njohjen dhe dhėnien e kualifikimeve nė Republikėn e Shqipėrisė, bazuar nė standardet e njohurive, tė shprehive dhe kompetencave, qė duhet tė arrijnė nxėnėsit/kursantėt/studentėt.

Neni 2

Objekti

Ky ligj ka objekt pėrcaktimin e strukturės, tė objektivave, tė funksioneve dhe tė fushave, ku e shtrin juridiksionin e vet KSHK-ja, si dhe organizimin dhe drejtimin e KSHK-sė, nė bashkėpunim me ministritė pėrkatėse, institucionet e ndryshme tė pushtetit qendror apo vendor dhe me organizatat jofitimprurėse, qė veprojnė pėr zhvillimin, ofrimin dhe pėrdorimin e kualifikimeve.

Neni 3

Pėrkufizime

Nė kėtė ligj termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime:

a) "Aftėsia" ėshtė zotėsia pėr tė zbatuar njohuritė dhe dijet, nė pėrmbushjen e detyrave e nė zgjidhjen e problemeve. Aftėsia mund tė jetė njohėse, kur vė nė pėrdorim mendimin logjik, intuitiv dhe krijues, ose praktike, kur vė nė pėrdorim shkathtėsinė manuale dhe pėrdorimin e metodave, materialeve, veglave e instrumenteve.

b) "Akreditimi institucional" ėshtė procesi i njohjes sė faktit, qė institucionet e arsimit dhe tė formimit pėrmbushin kriteret e duhura pėr cilėsi, si dhe pėr programet e ofruara.

c) "Grumbullimi dhe transferimi i krediteve" ėshtė procesi i marrjes sė krediteve pėr njė kualifikim dhe njohja e kėtyre krediteve nga njė institucion a sistem tjetėr.

ē) "Korniza evropiane e kualifikimeve", nė vijim (KEK), ėshtė njė kornizė, qė pėrmban 8 nivele, tė miratuara nga Parlamenti Evropian, pėr tė ndihmuar vendet dhe sektorėt tė krahasojnė kualifikimet, tė pėrmirėsojnė njohjen e ndėrsjellė dhe tė nxisin lėvizjen gjeografike e tė tregut tė punės, si dhe tė nxėnit gjatė tė gjithė jetės. Tetė nivelet e kualifikimeve pėrshkruhen nėpėrmjet rezultateve mėsimore, si njohuritė, aftėsitė dhe kompetencat, qė pėrshkojnė tė gjitha format e kualifikimeve.

d) "Kompetenca" ėshtė zotėsia e provuar nė pėrdorimin e njohurive, tė aftėsive dhe tė kapaciteteve personale, shoqėrore dhe/ose metodologjike, nė punė apo raste studimi, si dhe nė zhvillimin profesional e individual. Kompetenca pėrfshin pėrgjegjėsinė dhe autonominė e veprimit.

dh) "Korniza Shqiptare e Kualifikimeve", nė vijim (KSHK), ėshtė njė sistem kombėtar pėr klasifikimin e kualifikimeve, sipas njė tėrėsie kriteresh, pėr nivele specifike tė tė nxėnit tė pėrftuar, qė ka pėr qėllim integrimin dhe koordinimin e nėnsistemeve kombėtare tė kualifikimeve dhe pėrmirėsimin e transparencės, aksesit, pėrparimit dhe cilėsisė sė kualifikimeve qė lidhen me tregun e punės dhe shoqėrinė civile.

e) "Krediti" ėshtė vlera numerike, qė u jepet kualifikimeve ose pėrbėrėsve tė kualifikimeve, tė cilėt pėrfaqėsojnė vėllimin e tė nxėnit, tė kėrkuar pėr tė arritur kualifikimin ose pėrbėrėsin e tij.

ė) "Kualifikimi" ėshtė specifikimi i standardeve nė njohuri, aftėsi dhe kompetenca tė gjera, hartuar pėr tė pėrmbushur njė qėllim tė caktuar, qė i ėshtė njohur vlefshmėria ose ėshtė njohur zyrtarisht pėr kėtė qėllim. Dhėnia e kualifikimit pėr njė individ nėnkupton qė njohuritė dhe aftėsitė e kėtij individi kanė vlerė nė tregun e punės dhe nė arsimimin e formimin e mėtejshėm tė tij. Kualifikimi jepet, kur njė organ kompetent pėrcakton, nėpėrmjet njė procesi vlerėsimi tė sigurisė sė cilėsisė, se individi i ka arritur standardet e specifikuara.

f) "Niveli", elementi thelbėsor i KSHK-sė, ėshtė njė paketė me 8 nivele reference, tė cilat vlerėsohen si njė pikė e pėrbashkėt dhe neutrale pėr autoritetet e arsimit dhe tė formimit, nė nivel kombėtar dhe sektorial.

g) "Njohuri" ėshtė gjithēka qė arrihet, si rezultat i pėrvetėsimit tė informacionit, pėrmes tė mėsuarit. Njohuri do tė thotė tėrėsia e fakteve, parimeve, teorive e praktikave, qė lidhen me njė fushė tė caktuar tė ushtrimit tė profesionit apo tė studimeve. Njohuria mund tė jetė teorike dhe/ose faktike.

gj) "Standardet" janė formulimi i njohurive, aftėsive dhe kompetencave tė gjera, qė duhen arritur nga nxėnėsit/kursantėt/studentėt, pėr tė pėrmbushur njė kualifikim.

h) "Tė nxėnit formal" ėshtė tė nxėnit qė kryhet nė njė mjedis tė organizuar dhe tė strukturuar, tė tilla si: institucionet e arsimit tė lartė, shkollat, qendrat e formimit ose nė punė dhe qė ėshtė hartuar qartė si formė mėsimore, nė lidhje me objektivat, kohėn dhe burimet. Tė nxėnit formal ėshtė i qėllimshėm dhe i planifikuar nga nxėnėsi, kursanti apo studenti. Pėrfundimi i kėtij tė nxėni certifikohet.

i) "Tė nxėnit joformal" ėshtė tė nxėnit, i pėrfshirė nė veprimtari tė planifikuara, jo domosdoshmėrisht tė hartuara si forma mėsimore, nė lidhje me objektivat, kohėn mėsimore ose mbėshtetjen mėsimore, por qė pėrmban elemente tė rėndėsishme mėsimore . Tė nxėnit joformal ėshtė i qėllimshėm, i planifikuar nga nxėnėsit, kursantėt apo studentėt, i cili, nė pėrgjithėsi, nuk certifikohet, por, nė raste tė veēanta, mund tė certifikohet.

j) "Tė nxėnit informal" ėshtė tė nxėnit, i cili pėrfitohet nga veprimtari tė pėrditshme, qė kanė lidhje me punėn, familjen ose kohėn e lirė. Ky lloj tė nxėni nuk ėshtė i strukturuar dhe i organizuar pėr sa u pėrket objektivave, kohės apo mbėshtetjes mėsimore. Nė shumicėn e rasteve, tė nxėnit informal ėshtė i paqėllimshėm, i paplanifikuar nga individi qė nxė. Si rregull nuk certifikohet.

k) "Vlefshmėria" ėshtė procesi qė siguron se standardet ose kualifikimet janė hartuar pėr tė pėrmbushur nevojat e pėrcaktuara e tė miratuara dhe janė tė njė cilėsie teknike tė pėrshtatshme.

KREU II

KORNIZA SHQIPTARE E KUALIFIKIMEVE (KSHK)

Neni 4

Objektivat e KSHK-sė

Objektivat e KSHK-sė janė:

a) tė sigurojė se tė gjitha kualifikimet e pėrfshira nė kėtė kornizė janė dhe mbeten tė hartuara pėr qėllimin dhe pėrdorimin e tyre e se janė tė cilėsisė sė kėrkuar teknike;

b) tė bėjė tė qartė rėndėsinė e kualifikimeve pėr punėsimin dhe tė mėsuarit, duke pėrmbushur nevojat e nxėnėsve/studentėve/kursantėve, tė ekonomisė dhe institucioneve tė arsimit e tė formimit, duke siguruar bazėn pėr krahasimin e arritjeve me tė gjitha pjesėt e sistemit tė arsimit dhe formimit kombėtar dhe ndėrkombėtar;

c) tė stimulojė zhvillimin e kualifikimeve, bazuar nė standardet e krahasueshme ndėrkombėtare tė njohurive, aftėsive dhe kompetencave mė tė gjera;

ē) tė nxisė zhvillimin e tė nxėnit gjatė tė gjithė jetės, pėrfshirė zhvillimin e vijueshėm tė aftėsive pėr tė rriturit, duke siguruar mundėsimin e kualifikimeve tė nevojshme, pėr tė garantuar pėrparimin;

d) tė rrisė mundėsitė e sė drejtės pėr certifikim, tė nxisė procese tė ndryshueshme dhe tė individualizuara tė tė mėsuarit dhe tė sigurojė rrugė tė qarta e praktike, si baza pėr transferimin dhe pėrparimin;

dh) tė pėrmirėsojė mundėsitė e punėsimit dhe tė tė mėsuarit pėr individėt, duke ofruar bazat pėr njohjen e certifikimin pėr tė mėsuarit dhe arritjet e siguruara;

e) tė ofrojė njė instrument qė mund tė pėrdoret pėr tė ndėrmarrė nisma pėr pėrmirėsimin e cilėsisė dhe pėr tė rritur domethėnien e kualifikimeve.

Neni 5

Struktura e KSHK-sė

1. KSHK-ja pėrmbledh tė gjitha llojet dhe nivelet e kualifikimeve e tė certifikimit, brenda njė strukture prej tetė nivelesh, pasqyruar nė shtojcat 1 dhe 2, qė i bashkėlidhen kėtij ligji.

2. Tetė nivelet pėrcaktohen nga rezultate tipike tė tė nxėnit, tė cilat gjenden nė ēdo nivel dhe nuk janė tė lidhura drejtpėrdrejt me strukturėn administrative tė arsimit dhe tė formimit ose me kohėn e duhur pėr tė arritur rezultatet.

3. Niveli mė i ulėt i KSHK-sė ėshtė niveli 1 dhe niveli mė i lartė ėshtė niveli 8. KSHK-ja identifikon edhe mėnyrat e kriteret, tė cilat lejojnė qė individėt tė lėvizin nga njė nivel nė tjetrin, si horizontalisht, edhe vertikalisht, nė tė njėjtėn kohė, qė ata ndėrmarrin studime tė reja, pėr aftėsi tė reja.

4. Pėrparimi nga njė nivel nė tjetrin pėrcaktohet nga rezultatet mėsimore, tė cilat kėrkojnė arritje nė faktorėt e gjendur nė ēdo nivel, si:

a) kompleksiteti e thellėsia e njohurive dhe tė tė kuptuarit teorik e praktik;

b) pėrsosja e tėrėsisė sė shprehive tė praktikuara njohėse, krijuese dhe praktike;

c) shkalla e pėrgjegjėsisė sė pranuar dhe autonomia e treguar;

ē) natyra e lidhjeve me praktikėn akademike, profesionale dhe tė punės.

5. Struktura e KSHK-sė lehtėson mbledhjen dhe transferimin e krediteve brenda secilit sektor tė kornizės dhe nė sektorėt e tjerė. Sistemi i krediteve shqiptare tė KSHK-sė hartohet pėr tė siguruar mundėsinė e pėrdorimit dhe tė marrjes pjesė nė sistemet evropiane tė krediteve.

Neni 6

Fusha e zbatimit tė KSHK-sė

Fusha e zbatimit tė KSHK-sė pėrfshin:

a) kualifikimet e dhėna nė tė gjitha nivelet dhe nė tė gjithė sektorėt e sistemit tė arsimit e tė formimit, pėrfshirė arsimin e pėrgjithshėm parauniversitar, profesional dhe tė lartė;

b) kualifikimet nė tė gjitha nivelet e tė nxėnit, nga ato qė kėrkohen pėr hyrjen nė punė dhe pjesėmarrje nė shoqėri, deri tek ato kualifikime tė nevojshme, nė nivelet mė tė larta akademike, si dhe nė arsimin e formimin profesional;

c) certifikimet e rezultateve tė tė nxėnit joformal dhe informal, nė rastet kur ky i fundit certifikohet, pėrfshirė edhe njohjen e tė nxėnit tė mėparshėm.

Neni 7

Funksionet e KSHK-sė

1. Funksionet e domosdoshme pėr krijimin dhe mirėfunksionimin e KSHK-sė janė:

a) akreditimi i institucioneve, tė cilat ofrojnė programe, qė ēojnė drejt kualifikimeve tė kornizės dhe vlerėsojnė nxėnėsit/kursantėt/studentėt;

b) zhvillimi, mirėmbajtja dhe vlefshmėria e standardeve dhe kualifikimeve;

c) sigurimi i cilėsisė dhe vlerėsimi i nxėnėsve/kursantėve/studentėve;

ē) vlefshmėria e certifikimit tė nxėnėsve/kursantėve/studentėve tė suksesshėm;

d) menaxhimi i pėrgjithshėm dhe sigurimi i cilėsisė sė kornizės.

2. Funksionet e parashikuara nė pikėn 1 tė kėtij neni u shtrohen nga institucionet zbatuese tė arsimit tė pėrgjithshėm, profesional dhe tė lartė, tė parashikuara nė nenin 10 tė kėtij ligji. Kėto institucione veprojnė nė pėrputhje me politikat dhe rregulloret e miratuara tė KSHK-sė.

KREU III

KĖSHILLI I KSHK-SĖ DHE INSTITUCIONET ZBATUESE

Neni 8

Kėshilli i KSHK-sė

1. Pėr hartimin, miratimin e politikave dhe tė rregulloreve tė KSHK-sė, pėr planifikimin dhe zbatimin e tyre krijohet kėshilli i KSHK-sė, mė poshtė "kėshilli", i cili, nė ushtrimin e funksioneve dhe tė kompetencave, mbėshtetet nga njėsia e kėshillit tė KSHK-sė.

2. Kėshilli mblidhet tė paktėn katėr herė nė vit dhe kryen planifikimin, nė nivel politikash, pėr zhvillimin e KSHK-sė, monitoron zbatimin e tyre dhe raporton nė Kėshillin e Ministrave ēdo gjashtė muaj.

3. Nė funksionet e kėshillit pėrfshihen:

a) pėrgjegjėsia pėr planifikimin strategjik pėr hartimin dhe zbatimin e KSHK-sė;

b) kėshillimi pėr politikat, qė lidhen me KSHK-nė dhe institucionet pėrgjegjėse pėr zbatimin e funksioneve tė saj dhe bashkėrendimi i veprimtarive pėr zbatimin e tyre;

c) kėshillimi i Kėshillit tė Ministrave pėr ēėshtjet, qė lidhen me KSHK-nė.

4. Mėnyra e ushtrimit tė funksioneve dhe tė kompetencave tė kėshillit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 9

Pėrbėrja e kėshillit tė KSHK-sė

1. Kėshilli i KSHK-sė kryesohet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės dhe ka nė pėrbėrje:

a) njė zėvendėsministėr tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta;

b) njė zėvendėsministėr tė Ekonomisė;

c) njė pėrfaqėsues tė Konferencės sė Rektorėve;

ē) njė pėrfaqėsues tė Bashkimit tė Dhomave tė Tregtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė;

d) dy pėrfaqėsues tė sindikatave, propozuar nga Kėshilli Kombėtar i Punės.

2. Drejtorėt e institucioneve zbatuese dhe zėvendėsit e tyre marrin pjesė detyrimisht nė mbledhjet e kėshillit pa tė drejtė vote. Anėtarėt pėrfaqėsues emėrohen fillimisht nė kėshill pėr njė mandat pesėvjeēar. Kryetari emėron si anėtarė individėt e propozuar nga organet pėrkatėse.

Neni 10

Institucionet zbatuese

1. Institucionet zbatuese, tė cilat kanė pėrgjegjėsi tė plotė pėr tė ushtruar funksionet kryesore tė KSHK-sė dhe tė njohura nga kėshilli, janė:

a) Agjencia Kombėtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, pėr arsimin dhe formimin profesional;

b) Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit dhe Agjencia Qendrore pėr Vlerėsimin e Arritjeve tė Nxėnėsve, pėr arsimin e pėrgjithshėm (bazė e tė mesėm);

c) Agjencia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė, Kėshilli i Akreditimit dhe institucionet e arsimit tė lartė, pėr arsimin e lartė;

ē) Shėrbimi Kombėtar i Punėsimit.

2. Institucionet zbatuese kanė pėr detyrė:

a) tė kryejnė periodikisht shqyrtime vlerėsuese tė kualifikimeve dhe t'i krahasojnė ato me kualifikimet ndėrkombėtare;

b) tė kėshillojnė institucionet pėrgjegjėse pėr njohjen e kualifikimeve tė huaja, pėr qėllime akademike ose punėsimi, pėr ēėshtje tė krahasimit apo/dhe tė ekuivalentimit;

c) tė kryejė periodikisht vlerėsime tė tregut tė punės.

Neni 11

Pėrbėrja dhe detyrat e njėsisė (sekretariatit) tė kėshillit tė KSHK-sė

1. Njėsia (sekretariati) i kėshillit tė KSHK-sė ėshtė njėsi mbėshtetėse, e cila menaxhon detyrat administrative dhe organizative tė kėshillit.

2. Njėsia (sekretariati) pėrbėhet nga 5 specialistė tė fushave tė arsimit, formimit, standardeve, vlerėsimit dhe kualifikimeve, tė cilėt pėrzgjidhen nėpėrmjet procedurave tė konkurrimit publik.

3. Funksionet dhe kompetencat e plota tė njėsisė (sekretariatit) pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

KREU IV

SIGURIMI I CILĖSISĖ NĖ KSHK

Neni 12

Kualifikimet nė KSHK

1. Kriteret e pėrgjithshme dhe proceset specifike, sipas sektorėve, pėr miratimin e kualifikimeve, pėr pėrfshirje brenda KSHK-sė, sė bashku me pėrshkruesit pėrkatės, pėr ēdo nivel tė kornizės dhe kėrkesat e pėrgjithshme pėr ēdo lloj kualifikimi miratohen dhe publikohen nga kėshilli, pas kėshillimeve me subjektet e interesuara.

2. Kėrkesat duhet tė pėrputhen me praktikat mė tė mira ndėrkombėtare, pėrfshirė pėrputhjen me nivelet, mjetet, kriteret dhe proceset e KEK-sė, tė Sistemit Evropian tė Krediteve, nė AFP (SEKAFP), dhe Sistemit Evropian pėr Akumulimin dhe Transferimin e Krediteve (SEATK).

Neni 13

Akreditimi institucional

1. Institucionet zbatuese sigurojnė qė institucionet e arsimit dhe tė formimit, tė cilat ofrojnė programe, qė tė ēojnė drejt kualifikimeve tė KSHK-sė, t'i ofrojnė kėto programe nė njė nivel tė pranueshėm cilėsie dhe pėr tė vlerėsuar nxėnėsit/kursantėt/studentėt, sipas standardeve tė kualifikimit.

2. Kėshilli ėshtė institucioni, qė zhvillon politikėn pėr akreditimin institucional, e cila mund tė pėrfshijė edhe akreditimin e programeve, pėr tė orientuar punėn e institucioneve zbatuese nė kėtė drejtim.

Neni 14

Vlerėsimi dhe certifikimi

1. Kėshilli miraton politikat pėr vlerėsimin dhe certifikimin, duke pėrcaktuar parimet kryesore, nė tė cilat mbėshteten institucionet zbatuese dhe organet e tjera, tė pėrfshira nė zbatimin e KSHK-sė. Kėshilli i propozon Kėshillit tė Ministrave rregulloret pėr dhėnien e certifikatave, qė lidhen me kualifikimet e KSHK-sė.

2. Institucionet zbatuese:

a) pranojnė dhe regjistrojnė kandidatėt pėr kualifikim;

b) sigurojnė vlerėsime tė tė nxėnit dhe tė arritjeve tė mėparshme;

c) vlerėsojnė nxėnėsit/kursantėt/studentėt dhe arkivojnė dokumentacionin pėr vlerėsimin e tyre;

ē) njohin kreditet e marra nga nxėnėsit/kursantėt/studentėt dhe mundėsojnė transferimin e tyre;

d) zbatojnė sigurimin e cilėsisė sė vlerėsimeve, qė ēojnė drejt kualifikimeve tė miratuara, pėr tė siguruar qėndrueshmėri nė zbatimin e standardeve;

dh) marrin parasysh ankesat e nxėnėsve/kursantėve/studentėve pėr vendimet e kundėrshtuara pėr vlerėsimet;

e) japin certifikata kualifikimi dhe diploma;

ė) mirėmbajnė bazėn e tė dhėnave dhe dokumentacionin vėrtetues, pėr miratimin e kualifikimeve dhe pėr certifikatat e diplomat e dhėna.

3. Institucionet zbatuese dhe organizmat e tjerė, tė pėrfshirė nė zbatimin e KSHK-sė, u sigurojnė mundėsinė pėr vlerėsim dhe certifikim tė gjithė nxėnėsve/kursantėve/studentėve, qė plotėsojnė standardet e kėrkuara, pėrfshirė edhe nxėnėsit/kursantėt/studentėt me aftėsi tė kufizuara.

KREU V

FINANCIMI

Neni 15

Burimet financiare

Nevojat financiare pėr tė pėrmbushur pėrgjegjėsitė e pėrcaktuara nė dispozitat e kėtij ligji mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga burime tė tjera tė ligjshme.

KREU VI

DISPOZITA TĖ FUNDIT

Neni 16

1. Kėshilli dhe njėsia (sekretariati) krijohen brenda 2 muajve nga data e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.

2. Ngarkohet Kėshilli i Ministrave qė, me propozimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, tė nxjerrė akte nėnligjore nė zbatim tė neneve 8 pika 4, 11 pika 3 dhe 14 tė kėtij ligji.

Neni 17

Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6476, datė 25.3.2010 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi.

SHTOJCA 1: Nivelet e Kornizės Shqiptare tė Kualifikimeve (KSHK)

Arsimi i Pėrgjithshėm Arsimi Profesional Formimi Profesional

8 Doktoratė

(Diplomė universitare pėr gradė shkencore) Programe studimi / Kualifikim pėr specialist ekspert (Diplomė universitare pėr specializime apo kualifikime post master) Kurse specializimi bazuar nė kėrkesa profesionale, pėrftimi ose pėrditėsimi i njohurive tė reja ose kompetencave mė tė gjera (Certifikatė Profesionale). 8

7 Programe studimi Master

(Diplomė universitare) Programe studimi / Kualifikime e Specializime pėr menaxherė tė lartė dhe pėr specialistė tė lartė (Diplomė universitare profesionale pėr kualifikime apo specializime post Bachelor) 7

6 Programe studimi Bachelor

(Diplomė universitare) Programe studimi profesionale Bachelor

Kualifikime pėr menaxherė dhe pėr specialistė (Diplomė universitare) Kurse pėr menaxherė, specialistė dhe teknikė tė lartė sipas niveleve tė "Arsimit Profesional" (Certifikatė Profesionale) 6

5 Programe studimi deri nė dy vjet pas arsimit tė mesėm (Diplomė Profesionale) Programe studimi deri nė dy vjet pas arsimit tė mesėm/Kualifikime pėr menaxherė tė rinj dhe pėr teknikė tė lartė deri nė dy vjet pas arsimit tė mesėm (Diplomė Profesionale) 5

4 Matura e pėrgjithshme (Diplomė e Maturės Shtetėrore) Programe

studimi/Kurse kalimi (Dėftesė shkollore /certifikatė) Programe studimi/Kurse afat- mesme (dėftesė shkollore 3) Matura profesionale (Diplomė e Maturės Shtetėrore) Programe studimi/Kurse kalimi (Dėftesė shkollore / Certifikatė profesionale )

Kualifikime pėr mbikėqyrės dhe pėr teknikė (Certifikatė ) Kurse kalimi (Certifikatė) Kurse specializimi bazuar nė kėrkesa profesionale, pėrftimi ose pėrditėsimi i njohurive tė reja ose kompetencave mė tė gjera (Certifikatė kompetencash dhe

Certifikatė pėr mbikėqyrės dhe teknikė 4

3 Programe studimi deri dy vjet nė arsimin e mesėm/

Kurse afatmesme (dėftesė shkollore 2) Programe studimi/Trajnimi deri dy vjet pėr punėtor tė kualifikuar

(Dėftesa shkollore / Certifikatė profesionale) Kurse pėr punėtor tė kualifikuar (Certifikatė pėr punėtor tė kualifikuar) 3

2 Programe studimi 1 vit nė arsimin e mesėm /

Kurse afatmesme (dėftesė shkollore 1) Program studimi/trajnimi 1 vit, pėr ndihmės ose punėtor gjysmė tė kualifikuar (Dėftesė shkollore / Certifikatė profesionale ) Kurse Formimi/Trajnimi pėr ndihmės dhe punėtor gjysmė tė kualifikuar (Certifikatė pėr ndihmės ose punėtor gjysmė tė kualifikuar) 2

1 KUALIFIKIMET MINIMALE PĖR HYRJE NĖ PUNĖ OSE JETĖ SHOQĖRORE ( Dėftesė Lirimi) 1

SHTOJCA 2

Njohuria Aftėsia Kompetenca

Niveli 1 Njohuri bazė tė pėrgjithshme Aftėsi bazė tė nevojshme pėr kryerjen e detyrave tė thjeshta Tė punuarit ose tė studiuarit nėn mbikėqyrje tė drejtpėrdrejtė brenda njė kuadri tė strukturuar

Niveli 2 Njohuri bazė faktike pėr njė fushė pune ose studimi Aftėsi bazė njohėse dhe praktike pėr pėrdorimin e informacionit pėrkatės, me qėllim kryerjen e detyrave dhe zgjidhjen e problemeve rutinė, duke pėrdorur rregulla dhe mjete tė thjeshta. Tė punuarit ose tė stud iuarit nėn mbikėqyrje, me pavarėsi tė caktuar

Niveli 3 Njohuri mbi faktet, parimet, proceset dhe konceptet e pėrgjithshme nė njė fushė pune ose studimi Njė sėrė aftėsish njohėse dhe praktike qė nevojiten pėr pėrmbushjen e detyrave dhe pėr zgjidhjen e problemeve nėpėrmjet pėrzgjedhjes dhe pėr zbatimin e metodave, mjeteve, materialeve dhe informacionit bazė Marrje e pėrgjegjėsisė pėr kryerjen e detyrave nė punė e studim. Pėrshtatje nė rrethana tė caktuara pėr zgjidhjen e problemeve

Niveli 4 Njohuri teorike e faktike nė njė kontekst tė gjerė nė njė fushe pune ose studimi Njė sėrė aftėsish njohėse dhe praktike gjithėpėrfshirėse qė nevojiten pėr tė zgjidhur probleme tė veēanta nė njė fushė pune ose studimi Vetėmenaxhim brenda kuadrit udhėzues tė punės ose studimit, i cili zakonisht ėshtė i parashikuar, por mund tė ndryshohet. Mbikėqyrje e punės rutinė tė tė tjerėve, duke marrė disa pėrgjegjėsi pėr vlerėsimin dhe pėrmirėsimin e veprimtarive tė punės ose studimit

Niveli 5 Njohuri gjithėpėrfshirėse tė specializuara faktike dhe teorike brenda njė fushe pune apo studimi deri nė njė nivel tė caktuar Njė sėrė aftėsish njohėse dhe praktike gjithėpėrfshirėse qė nevojiten pėr tė zgjidhur nė mėnyrė krijuese problemet Menaxhim dhe mbikėqyrje nė kuadrin e veprimtarive tė punės ose studimit, nė situata tė ndryshueshme. Shqyrtimi dhe pėrmirėsimi i performancės vetjake dhe tė tė tjerėve

Niveli 6 Njohuri tė avancuara nė njė fushė pune apo studimi, duke pėrfshirė analizėn kritike tė teorive dhe parimeve Aftėsi tė avancuara, qė tregojnė mjeshtėri dhe inovacion, tė nevojshme pėr zgjidhjen e problemeve komplekse dhe tė paparashikueshme nė njė fushė pune ose studimi Menaxhim i veprimtarive ose projekteve komplekse teknike ose profesionale, duke marrė pėrgjegjėsi pėr vendimmarrje nė njė situatė tė paparashikuar pune apo studimi. Marrje pėrgjegjėsi pėr menaxhimin dhe zhvillimin profesional tė individėve apo tė grupeve

Niveli 7 Njohuri shumė tė specializuara, disa prej tė cilave nė nivel tė avancuar bashkėkohor nė njė fushė pune ose studimi, si bazė pėr mendim dhe kėrkim origjinal. Analizė kritike e dijeve nė njė fushė ose nė ndėrveprimin e fushave tė ndryshme Aftėsi tė specializuara pėr zgjidhjen e problemeve qė nevojiten pėr kėrkim dhe /ose inovacione, me qėllim qė tė zhvillojė njohuri dhe procedura tė reja si dhe tė integrojė njohuri nga fusha tė ndryshme Menaxhim dhe transformim i konteksteve tė punės dhe studimit qė janė komplekse, tė paparashikueshme dhe qė kėrkojnė pėrqasje tė reja strategjike.

Marrje pėrgjegjėsie pėr tė kontribuar nė njohuri ose praktikė profesionale dhe/ose pėr tė rishikuar performancėn strategjike tė stafit/grupit.

Niveli 8 Njohuri nė nivelin mė tė avancuar tė njė fushe pune apo studimi, si dhe nė ndėrveprimin ndėrmjet fushave Aftėsi dhe teknika tepėr tė avancuara dhe tė specializuara qė pėrfshijnė sinteza dhe vlerėsime tė nevojshme pėr zgjidhjen e problemeve kritike nė kėrkim dhe/ose inovacion, si dhe zgjerimin dhe ripėrcaktimin e njohurive ose praktikave profesionale ekzistuese Tė demonstrojė autoritet tė plotė, inovacion, pavarėsi, integritet studimor dhe profesional, pėrkushtim tė vazhdueshėm pėr tė zhvilluar ide dhe procese tė reja nė kontekstin mė tė avancuar tė punės ose studimit, pėrfshirė dhe kėrkimin